|E hënë, Shkurt 19, 2018

Rama – korçarëve/ Lini pataten , atë e kultivon Kuksi 

Nga Universiteti Bujqësor, ku foli për skemat e reja të mbështetjes financiare të fermerëve, kryeministri Edi Rama theksoi edhe rëndësinë që ka angazhimi i studentëve të këtij universiteti përkrah fermerëve.

Sipas Ramës angazhimi i tyre mund të shërbejë pikërisht në shpjegimin e skemave, plotësimin e aplikimeve, si edhe shkrimin e projekteve për përfitimin e fondeve nga BE.

“Ne vend se te mbaroni masterin e te rrini te kafja e te prisni ndonje pune shteti, shikoni mundesite qe te beheni te afte qe duke mbeshtetur, ndihmuar fermeret si konsulente te merrni ju fitimin nga projekti fitues”, tha Rama.

Ai u ktheu pergjigje ankesave te fermereve te Korces qe ankohen se patatja e tyre nuk ka treg per tu shitur.

“Në Korcë ka një problem, mbiprodhim të patates, s’ka treg dhe të gjithë shikojnë nga shteti a thua se është qeveria të shkojë t’u blejë patatet. Në një treg të lirë me konkurencë të hapur, ka disa arsye pse ata që kanë mbjellë patate duhet të heqin dorë dhe s’duhet të rrinë të mendojnë që s’u shitet se shteti s’është në gjendje të bëjë të mundur. Ajo është patate e bardhë që së pari është më pak e preferueshme se patatja e Kukësit dhe del kur del patatja e dytë e Divjakës dhe janë të dënuar ta mbajnë pataten në stoqe, duhet të kalojnë te pemëtaria, mollët. Kjo do të thotë informim, nëse dikush ka pasion të mbjellë babane në Alpe le ta bëë, por s’mund të kërkojë mbështetje financiare nga ne”.

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Farat e shalqirit dhe vlerat kuruese të tyre

Por nëse ju themi që...

Close