|E diel, Gusht 20, 2017

Rama – Krasta, sherr ne restorant me pjata e pirunje. 

Edi-Rama-1-305x230   Tirane – Kryeministri Edi Rama konfliktohet në publik me nje personazh te njohur public, moderatorin Adi Krasta. Sipas portalit “Ekspres.al”, dhe te perditshmes “Rilindja Demokratike” dy ditë më parë qytetarë të Tiranës janë bërë dëshmitarë të një sherri që ka ndodhur në një ambient publik dhe mjaft të frekuentuar në Tiranë. Kryeministri Rama dhe prezantuesi i mirënjohur i spektakleve, Adi Krasta kanë debatuar dhe më pas kanë qëlluar në drejtim të njeri-tjetrit me çfarë kishin mbi tavolinat e tyre.

Sipas këtyre mediave, ngjarja ka ndodhur në restorantin “Padam”, i cili ndodhet përballë ish-godinës së INSTAT-it në Tiranë dhe fare pranë Radio Televizionit Shqiptar. Si Rama edhe Krasta kanë qenë të ftuar për të marrë pjesë në një darkë që ka organizuar Ministrja e Kulturës, Kumbaro në nderim të një prej personaliteteve të kulturës, i pranishëm në darkë.

Adi-Krastawww      Prania e Ramës ka qenë si Kryeministër, ndërsa Krasta është ftuar aty, pasi bashkëshortja e tij është këshilltare e Ministres së Kulturës. Krasta ka mbërritur në restorant i shoqëruar nga bashkëshortja e tij shumë minuta para se Kryeministri të arrinte në të njëjtin restorant. Ndërkohë që çifti Krasta është ulur në tavolinë, ka hyrë edhe Kryeministri me bashkëshorten e tij. Rama ka nisur të përdorë një fjalor banal në drejtim të Krastës duke e ofenduar dhe sharë atë, pasi sipas Ramës ai e kishte kritikuar publikisht. Por sic thote artikulli, Krasta nuk ka qëndruar duarkryq. Ai i është përgjigjur në të njëjtën mënyrë. Kur Kryeministri ka parë se Krasta i është kundërpërgjigjur, gjë të cilën ai nuk e ka pritur, atëherë e ka gjuajtur Krastën me lugë, ndërsa përgjigja ka qenë me mjete rrethanore të Krastës me pirunj dhe pjata.

Situata është zgjidhur pas ndërhyrjes së të fuarve dhe kamarierëve.

Moderatori Adi Krasta ka mbajtur një qëndrim pro ndryshimit të qeverisë përpara zgjedhjeve të 23 qershorit.
Mirëpo vetëm pak muaj më pas, ai ka kritikuar një sërë fenomenesh negative të qeverisjes në televizonin “Agon”. Sipas mediave, ko si duket, nuk i ka pëlqyer Ramës.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Sulmohet burgu, vriten 4 policë, ikin 350 të burgosur

Pakistan - Militantët talibanë kanë sulmuar një burg në qytetin Ghazni, në Afganistan, duke vrarë katër policë,dhe duke liruar të...

Close