|E premte, Maj 26, 2017

Rama – Maturantëve, bëni durim deri në 20 Shtator 

Në përgjigje të protestës së maturantëve, kryeministri Edi Rama thotë se një nga risitë e reformës në arsim është se më të mirët zgjedhin të parët.

Kryeministri thekson se një maturant i shkëlqyer nuk mund të shkojë në tetë, nëntë apo dhjetë degë, ku shpreh fillimisht preferencën dhe del fitues.

Shefi i qeverisë garanton se deri në 20 shtator, çdo fitues në më shumë se një degë, do të regjistrohet në degën e vetme që do ndjekë dhe, automatikisht, të gjitha vendet e tjera që ka zënë përkohësisht në listën fituese, do të lirohen për shpalljen e fituesve të tjerë.

“Pra, e drejta për të zgjedhur përcaktohet sipas meritës, me procedura transparente, jo më në errësirë sipas tarafit apo parasë… Rregullat janë të qarta dhe kush ndjek si duhet procedurat, padiskutim do të ushtrojë të drejtën e vet për shkollim të lartë, sipas meritës” nënvizon Rama.

Duke ju uruar suksese, Rama u kujton maturantëve se janë 25 mijë kuota për 27 mijë e 600 aplikues.

“Suksese dhe mos harroni: Janë 25 mijë kuota për 27 mijë e 600 aplikues, kështu që ata që do mbeten jashtë në fund të procesit, do të jenë një numër i kufizuar e me rezultatet më të dobëta ndër gjithë të tjerët. Prandaj respekt për meritën e secilit dhe durim deri në përfundimin e procesit!”

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: PR qefmbetje me PD, regjistrohet më vete https://t.co/EV7YFWZ9Pb https://t.co/B4bs51JXkm
11,303 people follow ALB365
Twitter Pic judyrobi Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb Twitter Pic ElkroniH Twitter Pic MindyL0u Twitter Pic brando_9 Twitter Pic Compa_Ab Twitter Pic BigbangP Twitter Pic jacobnie
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Prangoset kreu i kadastrës në Lezhë.

Lezhë - Arrestohet ish shefi i Kadastrës Lezhë i shpallur në kërkim për veprën penale të Shpërdorimit të Detyrës. Shan...

Close