|Saturday, December 10, 2016
  • NA NDIQ NË

Rama: Në rafinerinë e Ballshit kusht pagesa dhe sigurimi i punëtorëve 

Tre ditë më parë Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, inspektoi rafinerinë e përpunimit të thellë të naftës në Ballsh, pas kalimit të saj në administrim të ri. Riaktivizimi i saj përvec pozitivitetin për ekonominë vendase, është dhe rifitim pune për naftëtarët.

Gjiknuri: Kjo rafineri ka një histori të dhimbashme, një privatizim të dështuar një faliment i një kompanie private dhe lënia jashtë çdo lloj interesi, jashtë çdo lloj vëmendje të të gjithë njerëzve të cilët e kishin lidhur fatin me këtë rafineri.

Rama: Kur ne kemi negociuar me këta investitorë, që dolën më të vendosurit dhe më seriozët për ta çuar këtë punë përpara, sepse kemi pasur gjithfarëlloj takimesh, gjithfarëlloj përpjekjesh, kushti ka qënë që ditën e parë, gjithë këtyre njerëzve siç ia premtova ju në takim, i duhen paguar rroga e prapambetur dhe duhen siguruar.

Naftëtarët, shumë nga të cilët me vite eksperiencë mbi supe pohuan se pas rivënies në punë, uzina ka rinisur prodhimin e eurodieselit të standardit europian, benzinë super dhe derivate të tjera.

E shtrirë në 104 hektarë, rafineria e Ballshit, gjeneron edhe avull në sasi të tilla që mund të furnizojë, sipas administruesve të saj, të gjithë serrat e Mallakastrës.

rafineria-e-naftes

Add a Comment

%d bloggers like this: