|E premte, Janar 19, 2018

Rama – Nga 1 shkurti zero tolerancë vjedhësve të ujit 

Fier – Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Fier një takim me drejtues të Ndërmarrjes së Ujësjellësit në këtë qytet për të diskutuar mbi reformën e ujit.

“Kemi vendosur tepër intensivisht vendosjen e matëseve të ujit. Jemi organizuar me disa grupe pune dhe për një periudhe 2 mujore raportohet se është vendosur 2000-2050 matëseve uji. Humbjet e ujit vetëm për këtë periudhë dy mujore janë ulur në masën 2.5%. Kemi edhe një rënie të konsumit të energjisë elektrike në kompani në masën 5%. Në vlerë totale vëmë re që muaji dhjetor  është mbuluar kostoja për herë të parë në kompaninë  e ujësjellësit në masën 100%.  Llogaritw e arkëtimeve nga uljet”, u shpreh drejtuesi i ujësjellësit:

Kryeministri Edi Rama: Është shumë e rëndësishme, që të kemi më shumë komunikim në këtë muaj, pasi siç e kemi bërë të qartë në 1 shkurt përfundon “ koha e paqes” në kuptimin e mundësisë për çdo konsumator që përfiton  nga lidhjet e paligjshme për t’u legalizuar falas dhe pa pasur më asnjë detyrim për ujësjellësit.  Dhe fillon një proces ku pastaj çdo lidhje e paligjshme do të ndëshkohet sipas ligjit. Është shumë  e rëndësishme që t’iu bëhet e qartë të gjithë punonjësve të shtetit, të gjithë atyre që paguhen nga taksat e popullit ,qoftë edhe në nivelin qendror, qoftë edhe në nivelin vendor duhet të paraqesin faturën. Të njëjtën gjë do të bëjmë edhe me bizneset, por kryesorja në këtë rast është që bizneseve  t’u bëhet e qartë që nuk do të falen dhe do të kenë sanksione shumë të renda për vjedhjen e ujit.

Janë bizneset që bëjnë dëmet më  të madha. Biznese që deklarojnë që furnizohen me pus dhe në fakt janë të lidhur në mënyrë të paligjshme rrjetin e ujësjellësit.

Turp më të madh nuk ka. Është krim dhe si çdo krim duhet ndëshkuar.

Kuptohet sfida më e madhe është fshati . Aty ku uji i pijshëm përdoret edhe për ujitje, që është një skandal më vete, por duhet një fushatë intensive këtë muaj komunikimi për t’ju sqaruar dhe për t’ju thënë që kjo gjë nuk mund të vazhdojë të tolerohet më dhe për këtë arsye është mirë që të gjithë të legalizojnë lidhjet e tyre. Të gjitha këto bëhen që të kemi më pak shpenzime për të kompensuar humbjet dhe më shumë investime. Më shumë investime përkthehen në më shumë më tepër  cilësi shërbimi, që do të përkthehet më shumë  më tepër ekonomi në fund të fundit.

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Historia e koalicioneve “Guns & Roses”

Në kohë lufte kanë marrë...

Close