|E mërkurë, Dhjetor 13, 2017

Rama : Pas 24 vjetësh arrihet kontrolli falas i shëndetit. 

ramaTiranë – Premtimi i kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama për të bërë falas kontrollin e shëndetit në të gjithë territorin e Shqipërisë, do të bëhet realitet.

Njoftimi është bërë nga vetë kryeministri përmes një publikimi në profilin e tij social në Facebook. Rama shkruan se të gjithë shqiptarët nga 40 deri në 65 vjeç kanë mundësinë të bëjnë këtë kontroll pa asnjë pagesë.

Për kryeministrin, ky kontroll shënon fillimin e një epoke të re, ku sistemi shëndetësor do të zotërojë një bazë të dhënash për shëndetin e popullatës së çdo individi.

Ja postimi i Ramës në Facebook:

“NJË TJETËR HAP STRATEGJIK DREJT RILINDJES QË DUAM

Nis, për herë të parë prej njëzetekatër vjetësh, kontrolli falas i shëndetit në të gjithë territorin e Shqipërisë! Të gjithë shqiptarët nga 40 deri në 65 vjet kanë mundësinë ta bëjnë këtë kontroll pa asnjë pagesë dhe t’i dalin përpara çdo problemi të mundshëm në organizmin e tyre. Po ashtu, ky kontroll shënon fillimin e një epoke të re, ku sistemi ynë shëndetësor do të nisë të integrohet në botën normale duke zotëruar një bazë të konsiderueshme të dhënash për shëndetin e popullatës e të çdo individi që më tutje mund të ketë nevojë për kujdes mjekësor”, shkruan Rama.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
‘Zidanen e ri’, shkëlqeu mes yjeve në El Clasico

Xavi Hernandez nuk e ka humbur mundësin...

Close