|E hënë, Korrik 24, 2017

Rama: Për katër vite e kishte mendjen te pushteti 

Fier – Kryeministri Edi Rama u kërkoi fierakëve që të japin votën kuqezi për t’u treguar fqinjëve për krenarinë e shtetit që do të ndërtohet si dhe për të çuar tepsinë për skrap.

Rama: Votoni kuqezi që t’u tregojmë fqinjëve tanë se ne nuk jemi krenar vetëm me fjalë, por ne kemi krenari shtetin që do të ndërtojmë.

Votoni kuqezi, lërini të përçahen për tepsinë në Tiranë. Ne nuk duam një votë për të pasur një tepsi për vete, ne duam votën tuaj që tepsinë ta çojmë për skrap dhe shtetin tua kthejmë juve.

Kush ju thotë se Edi Rama dhe PS kërkon më shumë pushtet për vete, Luli do të ishte akoma në çadër duke u përcëlluar nga vapa dhe gjithë PD-ja do të ishte atje me rroba banje.

I bindur se në 26 qershor, Partia Socialiste do të ketë mandatet e nevojshme për të krijuar e vetme qëeverinë, Kryeministri Edi Rama akuzoi sërish aleatin e tij në katër vitet e shkuara se e ka pasur mendjen te pushteti. Nga Kashari, Rama tha se ndryshe nga partitë e tjera, PS ka dhënë provat se i mban premtimet.

Për kryeministrin Edi Rama koalicioni me Lëvizjen Socialiste për Integrim ka qenë i frytshëm. Reformat tha ai, në takimin që pati në Kashar, u udhëhoqën nga Partia Socialiste ndërsa akuzoi aleatin në qeverisje se mendjen e ka pasur te pushteti.
Koalicioni me Lëvizjen Socialiste për Integrim u kris tha Rama kur duhej të votohej reforma në drejtësi.
Kryeiministri pati një përgjigje edhe për ata që e kritikojnë për çështjen e timonit. Ai tha se kur flet për timon e ka fjalën për busullën që do ta çojë Shqipërinë në drejtimin e duhur.
Rama tha se PS provoi se nuk është njësoj me forcat e tjera politike, teksa shtoi se është partia më pranë premtimeve të mbajtura.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Pushuesit kosovarë gjenë ‘belanë’ në Vlorë https://t.co/AvNwnPz9Rx https://t.co/LFzVxjYHmm
11,312 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Arrestohet burri i Arta Bajramit, Xhemajl Xhimi Sekiraqa

Kosovë - Xhemajl Xhimi Sekiraqa, tashmë i njohur si burri i këngëtares së njohur kosovare, Arta Bajramit, është arrestuar para...

Close