|E premte, Shkurt 23, 2018

Rama: “Peshqit e mëdhenj” para drejtësisë, edhe Berisha bashkë me ta. 

rama ne opinion

rama ne opinion

    Tiranë – Kryeministri Edi Rama, gjatë intervistës në emisionin “Opinion”, përballë gazetarit Blendi Fevziu në TV KLAN, i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha. “Krimet e Berishës janë amnistuar përkohësisht”, u shpreh Rama, duke iu referuar “Gërdecit”, 21 janarit”, si edhe skandaleve të tjera ku akuzohet Berisha. Rama tha se drejtësia do të vihet në provë kur të hetoj “peshq të mëdhenj”, por ai nuk specifikoi për kë ishte fjala. “Zyrtarë apo ish-zyrtarë të lartë, të cilët kanë përfituar”, tha shefi i qeverisë.

Rama u shpreh se, arrestimi i Ardian Fullanit nuk është një “hakmarrje” nga ana e tij duke theksuar se marrëdhënia e tij me Guvernatorin e BSH-së ka qenë shumë korrekt. “Bashkëpunimi me Guvernatorin si kryeministër ka qenë korrekt dhe tërësisht miqësor. Nuk jam nga ata njerëz që jetojnë me kodin e hakmarrjes apo gjakmarrjes. Nuk e njoh këtë kod”, u shpreh kryeministri. Rama gjithashtu tha se është i shqetësuar nga “klithma për gijotinë”, duke iu referuar thirrjeve për ndëshkimin e Fullanit pa gjyq. “Më ka shqetësuar klithma për gijotinë. Klithma për gijotinë nuk ka sjellë asnjëherë asgjë të mirë”, tha ai.

Rama tha se, është i padrejtë edhe masa arrest shtëpie për Fullanin duke qenë se nuk i lejohet të flasë me asnjë përveç njerëzve me të cilët bashkëjeton. Gjithashtu ai kritikoi edhe masën arrest me burg për Elivar Golemin duke e cilësuar gjithashtu të padrejtë. Kryeministri bëri të ditur se i ka kërkuar Presidentit të Republikës, Bujar Nishani që të propozojë për Guvernator të Bankës së Shqipërisë një person të huaj. “Ka shqiptarë shumë të aftë, por trajnerin e kombëtares e kemi të huaj. Kështu që ka plot raste… sepse janë struktura komplekse. Guvernatori i huajë nuk është asgjë e vështirë”, tha Rama.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Pranga 2 bashkëpuntorëve të Kristodhulos, njëri shqiptar.

Greqi - Arrestohen dy bashkëpunëtorë...

Close