|E hënë, Tetor 23, 2017

Rama ringjall triumviratin e të majtës me serbët dhe grekët. 

largea_largea_rama-amfilohije14009159171401029238  Marrëdhëniet e varura të së majtës në Shqipëri me serbët dhe grekët po rikthehen. Fatkeqësisht si gjithmonë në kurriz të shqiptarëve. Edi Rama po rikthen raportet që dikur pas fillimit të demokracisë kishte ndërtuar Fatos Nano, ndoshta ky tashmë në një skenar edhe më të zi për shqiptarë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka ftuar në Tiranë kryepeshkopin serb mitropolitin serbo-ortodoks, Amfilohije, 76 vjeç. Ky takim, pritet që të mbahet me një qershor te kisha ortodokse greke pas Tajvanit. Por, disa të rinj kanë paralajmëruar se do të mblidhen për të protestuar kundër këtij takimi, që në historinë e Shqipërisë është hera e parë që një kryeministër fton në Tiranë kryepeshkop serb.

Analisti, Nebil Çika, thotë për gazetën “Bota sot” se, Qeveria nuk ka ende një qëndrim zyrtar, por si gjithmonë në Shqipëri “pisllëqet” politike fshihen, madje edhe mohohen, kur zbulohen nga media.

“Ftesa e kryeministri Rama për kryepeshkopin serb mitropolitin serbo-ortodoks, Amfilohije, me 1 qershor ishte një akt i turpshëm i qeverisë shqiptare, por jo i papritur. Z. Rama ka kohë që kërkon madje po përgjërohet të realizoje një vizite në Beograd, por me sa duket miqtë e tij serb nuk po ia bëjnë të mundur. Me sa duket vizita e peshkopit serb është pjesë e këtij zhvillimi të pritur nga qeveria shqiptare. Janë të njohura lidhjet historike të së majtës ish komuniste shqiptare me Beogradin dhe ardhja ne pushtet e saje i ka bërë ato edhe zyrtare”, thotë Çika.

alb365.com/Bota sot

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Serbët frikë nga përplasja e tifozerive.

A do të ketë tifozë shqiptarë në sfidën eliminatore të 14 Tetorit për Euro 2016 mes Serbisë dhe kombëtares kuqezi?...

Close