|E shtunë, Nëntor 18, 2017

Rama se bashku me stafin e tij ne ndihme te talasemikeve. 

edi20rama20dhuron20gjak201120Qershor202010      Tirane – Në Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut kryeministri Rama ka vendosur t’ju vijë në ndihmë personave në nevojë, duke dhuruar gjak. Mësohet se në këtë nismë, kryeministri është mbështetur edhe nga stafi i tij në Kryeministri.

Kështu, holli protokollar i Kryeministrisë u shndërrua në një ambient ku është dhuruar gjak. Pikërisht, në atë ambient ku zhvillohen pritje të rëndësishme dhe aktivitete të ndryshme sot u vendosën punonjësit e Bankës së Gjakut dhe vullnetarët e Kryqit të Kuq.

Kryeministri Rama apeloi që të gjithë qytetarët të dhurojnë gjak, duke e vlerësuar si një detyrim të të gjithëve, në ndihmë të njerëzve në nevojë. “Duke qenë një dhurues gjaku i hershëm, – një traditë që ne e ndërtuam në Bashkinë e Tiranës për shumë vite, – besoj shumë se ky është një detyrim i të gjithëve. Të gjithë duhet ta dinë se jo vetëm nuk ka asnjë problem, por përkundrazi, bën mirë. Pra, jo vetëm bëjmë mirë, por edhe na bën mirë”, u shpreh Kryeministri.

Gjithashtu, Rama siguroi se nga sot, dhurimi i gjakut do të kthehet në traditë të përvitshme për institucionin e Kryeministrisë.

“Në ketë holl të Kryeministrisë, ne do ta çelim këtë traditë nga sot dhe çdo vit do ta bëjmë traditë dhurimin e gjakut. Sepse, në fund të fundit, kjo Kryeministri boll ia ka bërë gjakun ujë popullit dhe është koha tani që të japë gjak nga këtu dhe jo më të derdhë gjak”, vijoi Kryeministri.
Gjaku i dhuruar sot shkon në ndihmë të fëmijëve talasemikë.
Më herët gjatë javës kanë qenë disa administratat e disa prej ministrive që i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për të dhuruar gjak.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Atentati/ Plagoset dhe një fëmijë 8 vjeç

Vlorë - Një tjetër detaj i rëndë është zbuluar lidhur me atentatin e mëngjesit të sotëm në Vlorë, ku mbetën...

Close