|E shtunë, Janar 20, 2018

Rama – Shkelët ligjin, ikni nga puna 

Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në qytetin e Rrëshenit, ku nga aty ka vënë theksin tek platforma e krijuar nga qeveria e quajtur Shqipëriaqëduam.al.

Rama ka bërë thirrje që qytetarët të mos hezitojë që ta përdorin këtë platformë, duke shtuar se çdo denoncim do të shqyrtohet me seriozitet nga ana strukturave të qeverisë.

Për të bindur qytetarët se denoncimet e tyre marrin zgjidhjet në këtë platformë, ka treguar edhe një histori të një emigranti që pas ankesë ai mori shërbimin që u takonte.

Po ashtu, kryeministri, ka përsëritur edhe një herë thirrjen për punonjësit e administratës se do të jetë i pamëshirshëm, qoftë edhe me socialistët më të flaktë, nëse shkelin ligjin.

“Ne i kemi marrë 1640 shqetësime të ngritura drejtpërdrejtë nga njerëz në gjithë Shqipërinë dhe prej tyre 1412 janë probleme të zgjidhura, të të gjitha natyrave, njerëz që janë zvarritur për muaj e vite në hipotekë, që e kanë provuar dhe edhe pse nuk e kanë besuar, e kemi marrë pas edhe falenderime, por jo vetëm është zgjidhur problemi, ajo që ka ndodhur, është që kur një qytetar i drejtohet ministres së drejtësisë për një problem me hipotekën dhe pas verifikimit që bëhet brenda 10 ditësh rezulton që qytetari ka të drejtë, jo vetëm që e merr të drejtën, por personat përgjegjës largohen nga administrata.

Sado të përqeshin e nënqeshin ata që vetëm këtë dinë të bëjnë, nëse duam ta pastrojmë administratën nga parazitët dhe grabitqarët këtë mund ta bëjmë vetëm bashkë se sado vullnet të hekurt të kem unë apo secili drejtues i lartë i shtetit që hipoteka e Mirditës që jetë një zyrë që i jep përgjigje në kohë, kjo s’ka për të ndodhur nëse nuk modernizojmë sistemin e hipotekës që ne po e bëjmë, ndaj kërkohet ai pastrim i madh i llumit në hartat, mbivendosjet…

Ti bësh atë që s’e pret mendja ti marrësh dokumentin dhe ta përzësh edhe nga puna, ta marrin vesh se nga puna s’të heq thjesht ministri e drejtori por edhe çdo qytetar që vjen atje dhe ti s’i përgjigjesh.

Meqë ra fjala për Aluiznin, një emigrant, është një informacion që më mbeti në mendje nga pasqyra e raportit të bashkëqeverisjes, një emigrant që s’është fare në Shqipëri kishte 3 vjet që kërkonte te merrte legalizimin e shtëpisë dhe kjo u faktua nga verifikimet e dokumentacionit, mori për 10 ditë jo përgjigjen që do ta shofi por legalizimin, por edhe kush është përgjegjësi do iki nga puna, le të jetë socialisti më i flaktë, flaka e atij që i pengon ëndrrën emigrantit te legalizoje shtëpinë e tij, nuk i duhet PS, le të shkojë ta përdorë ata flakë që i thonë vetes socialistë në TV”, -tha Rama.

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Denion Meidanin emërohet drejtor i SHKB-së në burgje

Ministri i Drejtësisë Gazmend Bardhi,...

Close