|E hënë, Shkurt 19, 2018

Rama shpall platformën kundërkorrupsion, lexuesit kundër . 

edi-rama33-380x290Tiranë – Bum komentesh ka patur sot Edi Rama në postimin e tij në ‘’Facebook”, ku lajmëron publikimin e platformës onlinë të luftës ndaj korrupsionit.

“Sot ne 11 publikohet platforma kombëtare onlinë e luftës kundër korrupsionit. Së bashku, qytetarë-qeveri, ne do ta zmbrapsim korrupsionin”, shkruan Rama në “Facebook”.

Por në 24 minuta postim, 94 komentues e kanë “kundërshtuar” Ramën, duke i thënë se shumë punë po nis, po asnjë spo përfundon. “Punë të mëdha keni për të bere zoti Rama gjitha po i nis asnjë spo përfundon… vallë kjo luftë që i ke shpall vendit është ajo lufta që bëhet për paqe???’, I shkruan një nga komentuesit.

Shumë nga komentuesit e kritikojnë për masat e marra me burgim ndaj shkelësve të ligjit, disa të tjerë për të marrë masa për përmbytjet e punësimet, kurse një pjesë I kujton arsimin dhe korrupsionin në aeroport.

“Filloni që nga Parlamenti se aty i keni peshkaqenët e pangopur, lëreni popullin se cironka janë”, i shkruan një tjetër komentues, ndërsa një tjetër I kujton “O Kryeministër po mbytemi ne në jug po lëre propagandën dhe na ndihmo!”

a48f2910e452b3f175f18d667ea47c7f_L

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Fatos Nano i ftuari i shefit guzhinës Renato Mekolli

Po i qëndron larg politikës...

Close