|E hënë, Shkurt 19, 2018

Rama, situata pasojë e keqëqeverisjes “Berisha”. 

cache-210-150-strict-157388Vlorë – Kryeministri i vendit i shoqëruar nga drejtuesit vendorë të qarkut të Vlorës ka inspektuar gjatë ditës së sotme argjinaturën e Selevecit në Vlorë. Ai sërish pohoi se shkaktarët e kësaj situate janë koha e keqe dhe neglizhenca e qeverive të mëparshme, të cilat për vite me radhë nuk kanë pastruar kanalet kulluese dhe nuk bërë mjaftueshëm për mirëmbajtjen e hidrovorëve.

Kreu i qeverisë i garantoi banorët se kjo argjinaturë nuk do të jetë një rrezik evident për përmbytje, pasi situata është nën kontroll. Ndërkohë pak minuta më vonë ai mbërriti edhe në fshatin Fitore në komunën e Novoselës, i cili është ndër më të prekurit nga përmbytjet.

“Ka pritshmëri në bazë të të dhënave meteorologjike për një situatë të dytë. Në këtë fazë të fokusohemi te përballimi i prurjeve të tjera. Kjo është betejë me natyrën dhe të shkuarën, betejë në dy fronte. Kemi trashëguar sisteme të rrënuara. Falë angazhimit të strukturave është bërë punë kolosale. Janë çliruar kanale, mbetet shumë punë për të bërë”, -tha Rama.

Kryeministri u njoh nga afër më dëmet e shkaktuara nga përmbytjet, ndërsa vizitoi edhe disa prej banesave të përmbytura.

Rama shtoi se Shtabi i Emergjencave dhe njësitë vendore do jenë 24 orë në shërbim të qytetarëve.

Shefi i mazhorancës pohoi se pasi të kalojë kjo situatë do fillojë puna për vlerësimin e dëmeve konkrete.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
MAS publikon raportin e Maturës Shtetërore.

Tiranë - Ministria e Arsimit...

Close