|E martë, Janar 24, 2017

Rama – Do të ngrem sistem modern ujitje 

Lushnje – Një sistem krejt i ri ujitjeje i mbuluar që do të nisë të zbatohet në javët e ardhshme, do t’i japë fund problemeve të fermerëve me produktet bujqësore. Kryeministri sqaroi detaje të këtij projekti me fermerët e Karbunarës së Lushnjes.

“Brenda pak javësh fillon një projekt i ri për ujitjen dhe kullimin. Ai që kemi, është një sistem ujitje e kullimi primitiv.

Ndërkohë që sistemi që do të fillojë të instalohet në këtë pellg dhe që do të përfshijë zonën e Divjakës, një pjesë të mirë të Lushnjës, një pjesë të Roskovecit dhe një pjesë të Fierit, është një sistem i ujitjes i mbuluar, ashtu siç janë ujësjellësit të mbuluar, në mënyrë që të mos kemi problem në të ardhmen me llumëra, me ferra, inerte etj. dhe të kemi një administrim shumë më të mirë të ujit që vjen për ujitje.

Kjo falë një projekti që prej 2 vitesh kemi punuar me Bankën Botërore dhe tani fillon realizimi,” – u shpreh Kryeministri.

Çdo fermer që harton një projekt serioz, do të mund të përfitoje kredi pa interes, pasi shteti merr përsipër për të paguar interesat pranë bankave për të mbështetur bujqësinë.

Ky instrument financiar, quhet “Fondi Kombëtar te Garancisë” i cili vetëm për këtë vit kap vlerën e 50 milionë eurove, ndërsa në tre vitet e ardhshme 300 milionë euro.

“Janë 50 milionë euro të gatshme të cilat nëse janë projektet e duhura nga fermerë dhe investitorë në bujqësi mund të lëvrohen në investime që gjatë këtij viti.

Fondi Kombëtar i Garancisë do të funksionojë edhe si fond garancish për interesat. Ka një pjesë të Fondit që garanton interesat.

Ata që do të marrin kredi nga bankat, në një pjesë të tyre, sipas projekteve, do t’i kenë ato pa interes, sepse interesat do t’i garantojë shteti.

Nga ana tjetër po ndërtojmë sportelet unike për fermerët, në mënyrë që fermerët të kenë mundësi të informohen, të konsultohen dhe të ndihmohen përmes këtyre sporteleve për projektet e tyre për financim,” – u shpreh Kryeministri.

Qeveria do te vazhdoje më shpejt procesin e ndarjes se titujve te pronësisë, po ashtu dhe me ndërtimin e sporteleve unike që do të asistojnë fermerёt në hartimin e projekteve e tyre.

“Do të çojmë më tutje procesin e titujve të pronësisë. Ne e kemi hapur procesin në të gjitha bashkitë, për të dhënë përfundimisht tapitë për tokën. Këtë proces do ta çojmë me shpejtësi përpara”, – u shpreh Kryeministri.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Tirana Bank pranon zhdukjen 150 mln lekëve nga llogaria e emigrantit https://t.co/3Hyxc4OdFd https://t.co/ZdCjyRMsZw
505 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Policia arreston 5 shtetas , 3 në hetim të lirë .

Fier - Më datë 17.12.2014, ora 09.00 nga Komisariati Policisë Fier, u bë ndalimi i shtetasit në kërkim Artan Miha, vjec 44, banues në Fier. Ndalimi u krye  pasi Gjykata...

Close