|E enjte, Korrik 27, 2017

Rama të rinjve: Mos prisni rroga 800 euro 

Kryeministri, njëherazi dhe kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte mes të rinjve pjesëmarrës në Akademisë Politike të FRESSH dhe ndau me ta mendimet e tij për politikën, partinë dhe qeverisjen.

Rama u tha të rinjve se qeverisja është e vështirë pasi nuk mund ti kënaqë të gjithë.

Rama: “Detyra e qeverisë është të bëjë edhe ato pjesët e vështira që do të thotë të drejta, por që nuk janë popullore.”

Sipas Ramës, problemet duhen pranuar në mënyrë që pastaj tu jepet zgjidhja e duhur. Dhe shembullin e gjeti tek ekonomia.

Rama: “Jemi të vëtëdijshëm që 3.4%, 3.5% apo 4 % po të doni, nuk është një rritje ekonomike e atillë që ta ndjejnë njerëzit në xhepin e tyre, në kushtet që jemi ne sot. Po a ka një mundësi që ti rrisim rrogat, t’i bëjmë nga 800 Euro shqiptarçe dhe ndërkohë ne të vazhdojmë? Nuk ka, nuk ekziston! Pra nuk ekzistojnë magjira.”

Koncensionet janë shpesh herë në qendër të akuzave, por për Kryeministrin partneriteti publik-privat është instrument i pazëvendësueshëm.

Rama: “Koncesioni, partneriteti me privatin është një instrument i patjetërsueshëm dhe i pazëvendësueshëm i sistemit që ne kemi zgjedhur. Çfarë nënkupton kjo? Privati do investojë aty atë që ti nuk e investon dot. Nëse një partneritet me privatin do të rëndojë taksapaguesit, përkundër të njëjtin shërbim, kjo është kriminale. Por nëse partneriteti me privatin do të garantojë një investim që shteti nuk është në gjendje ta bëjë dhe do të rrisë cilësinë e shërbimit atëherë kjo është e domosdoshme”.

Mes të rinjve në Akademinë Politike janë edhe 285 garues të fazës së dytë të FRESSH VOICE, të cilët Rama i vlerësoi të rëndësishëm në projektin e përbashkët për zgjedhjen e liderëve të rinj të së majtë.

Bashkëbisedimit iu bashkuan dhe deputetë të PS, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj si dhe juria e FRESSH VOICE.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Ksamilit të ‘mbarsur’ i plasin ujrat (foto e video) https://t.co/fz40qwG8vP https://t.co/U6TAxehqG0
11,300 people follow ALB365
Twitter Pic NateMain Twitter Pic AnilaLil Twitter Pic OwenFxtr Twitter Pic Zqyew Twitter Pic MilyarTa Twitter Pic emel_sal Twitter Pic Danchfil Twitter Pic Hanadi80 Twitter Pic Bougainv Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Hapen plazhe të reja në ishujt e Ksamilit

Vija bregdetare e Ksamilit ka veçantinë se nuk është e mbushur me ndërtime apo lokale si pjesa tjetër e vijës...

Close