|E diel, Shtator 24, 2017

Rama: T’i shporrim gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar, janë Lazarati real. 

nw Tirane – Kryeministri Rama i ka dhënë sot një shuplakë të fortë sistemit të drejtësisë, duke deklaruar se do nisë një ofensivë për të shporrur nga ky sistem të gjithë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar, që lirojnë kriminelë, të cilët marrin sërish jetë njerëzish.

Sipas Ramës, këta gjykatës e prokurorë përbëjnë Lazaratin real, prandaj ofensiva që pritet të nisë do zgjasë deri në normalitet.

“Nuk ka asnjë shans që t’i lëmë gjeneratës tjetër vend të denjë nëse si lëmë një sistem drejtësie të denjë. Përgjegjësia bie mbi ata që janë brenda strukturës së sistemit gjyqësor, nuk do mbyllim sytë dhe as nuk do ngremë duart përpjetë duke parë se si vepron sistemi i drejtësisë, duke parë që njerëzit vriten ditën për diell nga njerëz të arrestuar të stërarretuar dhe të liruar përsëri. Fatkeqësi që kriminelët, vrasësit dhe dhunuesit janë në gjendje të lirë dhe kryejnë ende krime, vetëm për një arsye se kanë korruptuar gjykatës që s’kanë asnjë lidhje me drejtësinë. Kjo është përtej mundësive për të qëndruar. Nuk mund që nën ombrellën e pavarësisë këta gjykatës të marrin jetë njerëzish të pafajshëm, janë bashkëfajtor dhe bashkëvrasës që sa herë një i pafajshëm humb jetën dhe sa herë një vajzë trafikohet apo dhunohet nga njerëz të liruar përtej tyre”, tha Rama.

“Është e kotë që ne të shohim gishtin kur gishti tregon hënën. Ne mund të bëjmë konferenca, aksione dhe çdo gjë tjetër, çdo ligj në parlament por ne duhet të bëjmë betejën që duhet. Të shporrim gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar që marrin jetë njerëzish në bashkëpunim me kriminelët. Nuk do rrimë duarkryq, ofensiva do fillojë dhe nuk do ndalet deri në normalitet”, paralajmëroi kryeministri.

Sipas Ramës, ky është Lazarat tjetër me një pandëshkueshmëri që ia ka garantuar vetes, ky është Lazarati real dhe më i rrezikshëm, pasi kërcënon çdo ditë ekonominë dhe jetën e njerëzve tanë”.

Këto deklarata Rama i bëri gjatë prezantimit të linjës falas 116, 006, “Raporto dhe Shpeto” si dhe aplikacionin ‘Raporto dhe Shpëto’ për denoncimin e rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja pse duhet të lahesh në ujin e Detit të Vdekur

Uji i Detit të Vdekur në Amman të Jordanisë ka veti kuruese. Kripësia është aq e madhe sa që në...

Close