|E premte, Dhjetor 15, 2017

Rama uron 8 dhjetorin me një video të veçantë 

Postimin e parë në profili e tij në facebook, kryeministri Edi Rama ia ka kushtuar pikërisht ditës së Rinisë.

Nëpërmjet një videoje Rama publikon një video promovuese të turizmit nëpër të gjithë Shqipërinë.

MIRËMËNGJES  dhe me këtë pjesëz të bukurive mbresëlënëse të Shqipërisë, ju uroj GËZUAR DITËN E RINISË ”, shkruan Rama.

Shpallja e 8 dhjetorit Ditë dhe festë ishte një iniciativë e Partisë Demokratike, ku sot shenohet edhe 24-vjetorin e vendosjes së pluralizmit në Shqipëri.

Prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nder të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.

Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të universiteteve të Tiranës, banorë të qytetit “Studenti”, u bënë iniciatorë të protestave paqësore që sollën pluralizmin, rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë.

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Gjermania thirrje për sanksione kundër Turqisë

Në Turqi 55 gjermanë ndodhen në burg,...

Close