|E premte, Janar 19, 2018

Rama viziton sportelet Agropika të ngritura rishtaz 

Fier – Kryeministri Edi Rama, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Fier Armando Subashi  sot  vizitoi sportelet Agropika të ngritura rishtaz në Fier.

Ngritja e këtyre sporteleve, sipas Ministrit Peleshi, do t’u vijë në ndihmë të gjithë fermerëve për plotësimin e formularit të aplikimit në Skemën e Mbështetjes, njëkohësisht edhe për t’u shpërndarë atyre informacionin e plotë e të domosdoshëm rreth skemës dhe fushave që ajo mbulon. Sportelet Agropika në Fier do të garantojnë shpërndarjen e asistencës teknike për fermerët në mënyrën dhe kohën e duhur. Ato do të jenë një mbështetje për ta në cdo hap që do të hedhin në të ardhmen, në lidhje me investimet, nismat individuale apo në bashkëpunim, të cilat do i shërbejnë zhvillimit të Bujqësisë, Blegtorisë, Peshkimit dhe Agropërpunimit. 

Kryeministri Rama shoqërohej në këtë vizitë edhe nga deputetë të Fierti dhe drejtues të pushtetit lokal

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja zgjidhja për çiftet që s’bëjnë dot fëmijë

Një pilulë e re do...

Close