|E premte, Qershor 23, 2017

Ramës i ikën deputeti kauboj, formon Partinë e Emigracionit (fotot) 

Partisë Socialiste po i ‘hyn’ në uj Edi Ramës , i ikën edhe një deputet nga rradhët e saj.

Pas Ben Blushit dhe Mimoza Hafizaj, është deputeti kaubojs Eduart Ndocaj që ka shpallur krijimin e lëvizjes së re politike të cilën e ka pagëzuar me emrin Partia e Emigracionit Shqiptar.

Partia e re është themeluar në Itali.Në faqen zyrtare të deputetit thuhet:

“Dje në Pesaro të Itali u mblodhën përfaqësuesit e shoqatave shqiptare në Itali. Pjesëmarrës në cilësinë e qytetarit, emigrantit dhe deputetit ishte edhe deputeti Ndocaj. Ky ishte takim i radhës pas shumë takimeve që janë bërë këtë muaj në qytete të ndryshme të Italisë. Gjatë mbledhjes së djeshme në Pesaro u ridiskutua çështja e përfaqësimi politik të emigracionit. Pjesmarrësit u shprehën të bindur se themeli i një lëvizje politike ekskluzive nga emigracioni dhe për emigracionin ishte një domosdoshmëri e kohës.

Pas diskutimeve e propozimeve të vazhdueshme u vendos:

  1. Krijimi i lëvizjes politike (Partia Emigracionit Shqiptar)
    2. Me shumica votash kryetar i zgjodh deputeti Ndocaj
    3. Zv. Kryetar u zgjodh Fatmir Behluli
    4. Sekretar i Përgjithshëm z. Klodian Cami
    Kjo lëvizje u krijua me vullnetin e lirë të pjesëmarrësve dhe po ashtu në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Republikës së Italisë dhe Kartave Ndërkombëtare”.

Çfarë është kjo lëvizje?

Kjo është lëvizje politike e emigracionit dhe për emigracionin. Anëtarët dhe drejtuesit e saj janë dhe do të jetë eskluzivisht emigrantët kudo ku jetojnë! Kjo është një lëvizje politike me natyrë demokratike dhe shërbim të demokracisë duke respektuar rendet shtetërore dhe të drejtat e liritë Themelore të Njeriut.
Parimet e Lëvizjes!
– Respektimi i Demokracisë
– Respektimi i Shtetit Ligjor
– Respektimi i rendeve të shteteve ku jetojnë
– Respektimi i Kushtetutave Demokratike
– Respektimi i Zgjedhjeve të Lira e Demokratike
– Meritokracia
– Përfaqësimi dinjitoz
Objektivat
– Përfaqësimi politik e dinjitoz i shqiptarëve në Shtetin amë dhe në shtetet ku kanë emigruar
– Realizimi i Ushtrimit të Drejtës së Votës së Shqiptarëve kudo ku jetojnë (Vota e Emigracionit).
– Integrimi social-ekonomik-politik i shqiptarëve në Shqipëri dhe në vendet ku kanë zgjedhur të jetojnë
– Krijimi sipas modeleve perëndimore të kuotave të emigracionit në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë
– Marrja pjesë në zgjedhjet e 2017 si subjekt i mirëfilltë politik
– Promovimin e vlerave kombëtare në Europë
– Lobimi i fuqishëm në BE që shqiptarët të mos jenë qytetarë të dorës së dytë në vendet ku jetojnë dhe të kenë më shumë dinjitet
– Lobimi dhe vendosja e kontakteve konkrete me Gjermaninë në lidhje me fatin e shqiptarëve që kanë kërkuar azil
– Rritja masive me anëtarësime e lëvizjes politike
– Bashkimi i faktorit shqiptarë nëpër Europë

Kush mund të jetë pjesë e kësaj Lëvizje?

Mund të jetë çdo shqiptarë që jetojnë jashtë, pavarësisht nëse e posedon apo shtetësinë shqiptare. Po ashtu pranohen edhe qytetarët që jetojnë në Shqipëri e kjo bëhet për faktin se emigracioni nuk mund të ndahet nga Kombi, sepse çdo emigrantë ka familjarë, miq dhe ka lidhje të pandare me Atdheun.

Kush është modeli i organizimit të kësaj lëvizje?
Është model perëndimore decentralizues, ku çdo anëtarë është një potencial i rëndësishëm për përfaqësimin dhe forcimin e lëvizjes politike. Demokraci për lëvizjen është e shenjtë dhe i vetmi mekanizëm për përfaqësim politik dhe për vendimmarrje.

234 ndocaj2

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rama – Fevziut/ Kam dështuar https://t.co/dc7ckyShYT https://t.co/bZhSf6tEvn
11,398 people follow ALB365
Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic McBrideM Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Supriza/ Basha takon Kokëdhimën

Kreu i lëvizjes Zgjidhja, Koço Kokedhima do të takohet me kreun e PD-së, Lulzim Basha në ora 15.00 në ambientet...

Close