|E martë, Maj 23, 2017

Raporti – UEFA për Skënderbeun, Partizani kërkon titullin 

Skuadra e Partizanit ka reaguar pas publikimit të raportit të UEFA-s ku akuzohet skuadra kampione e Skënderbeut dhe disa zyrtarë të tjerë për trukim ndeshjes.

Kryeqytetasit kërkojnë nga Federata e Shqiptare e Futbollit që të mbajë një qëndrim dhe t’u kalojë atyre titullin kampion të sezonit të kaluar. Sipas këtij klubi, me zbardhjen e këtij vendimi, secili do të marrë atë që meriton.

“Për aq kohë sa UEFA na njohu si kampionë të Shqipërisë, që na cilësoi si të denjë për të marrë pjesë në Champions League, do ishte e nevojshme që edhe organi që drejton futbollin në Shqipëri, FSHF, të mbante një qëndrim. Ose të bëhej palë me klubin që ka trukuar disa ndeshje sezonin e kaluar (faktuar nga të gjitha organet gjyqësore sportive), ose të distancohej dhe të merrte masat e caktuara ndëshkuese, siç e përcakton rregullorja e këtij sporti”, thuhet në deklaratë, shkruan Top Channel.

Sipas tyre, Partizani nuk kërkon asnjëherë trofe të padrejtë, por kërkon drejtësi. “Klubi i Partizanit i kërkon Federatës Shqiptare të Futbollit që t’i kthejë atë pak nder të mbetur sezonit të kaluar, thjesht për të vlerësuar si duhet kontributin e ndershëm të atyre djemve që kanë dhënë maksimumin në fushën e lojës”, vijon deklarata.

“Demat” urojnë që pandëshkushmëria e “krimit” të mos bëhet precedent. “Më mirë drejtësi të vonuar, se sa drejtësi të munguar”, mbyllet deklarata.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Detyrim paraqitje për baban që u denancua për dhunë nga i biri https://t.co/U6qwyRNKLf https://t.co/65rnz6BGpS
11,451 people follow ALB365
Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb Twitter Pic ElkroniH Twitter Pic MindyL0u Twitter Pic brando_9 Twitter Pic Compa_Ab Twitter Pic BigbangP Twitter Pic jacobnie Twitter Pic INBUEX Twitter Pic DPtw09
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Plagos me pistoletë klientin , pse nuk e qerasi

Fier - Plagosje me pistoletë ka nodhur mbrëmjen e djehsme në orën 23 në një lokal në lagjen “16 Prilli”...

Close