|E hënë, Maj 29, 2017

Raundi II, MAS vë në dispozicion sistemin “Portali i Klasifikimit” 

Për të gjithë ata maturantë  që do të vijojnë aplikimet në universitete në raundin e dytë, tashmë ministria e Arsimit vë në dizpozicion sistemin online “portal i klasifikimit”.

Ky sistem u prezantua nga ministrja Nikolla në një takim me rektorë dhe maturantë.

Nikolla: Raundi i dytë i aplikimeve fillon në 23 shtator, por  fillon në një situatë të re që ka krijuar përmbyllja e raundit të parë të regjistrimeve. Ndryshe nga sistemi i mëparshëm që vendoset kompjuteri pa i dhënë mundësinë askujt të mësonte nga ky proces për zgjedhjet që kishte bërë për e aq më pak të ndërronte preference, tashmë sistemi ofron një trasparencë më të madhe por edhe mundësinë për të ndryshuar preferencë.

Maturantë, keni të gjitha mundësitë që të rivlerësoni zgjedhjen tuaj falë transparencës së raundit të parë dhe të mundësoni që merita dhe preference të jenë fituese. Për ju që do të vijoni garën për kuotat e lira në universitete publike, ministria e Arsimit vë në dispozicion sistemin online “portal i klasifikimit”. Portali do të jetë i disponushëm edhe nga telefoni. Ju do të logoheni me ID e maturantit do të konsultoni rezutatet e arritura në raundin eparë dhe nëpërmjet këtij informacioni do të keni më shumë mundësi për të përllogaritur mundësitë zgjedhjet për degët ku mund të aplikoni përpara se të nisni aplikimin e raundi të dytë.

Në përfundim të raundit të dytë po nëpërmjet portalit do të merrni në kohë reale rezutlat e renditjes sipas preferencave të përzgjehura në raundin e dytë. Procesi i lëvizjes së kuqe do të sinkronizohet në rang kombëtar nëpërmjet sistemit online pas çdo regjistrimi që ju do të kryeni pranë sekretarive në universitet. Ky sistem do të shkurtojë të gjithë periudhën e regjistrimit të këtij raundi dhe do të japë mundësinë e shfrytëzimit të cdo kuote të lirë sipas preferencave të shprehura nëpërmjet një bashkërendimi në rang kombëtar të procesit të lëvizjes së vijes së kuqe për cdo programi studimi.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Noizy sonte hapi lokalin e tij të ri https://t.co/63OkEnq5Tg https://t.co/zn2CVBGHCy
11,294 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ekstradohet nga brukseli fieraku i dënuar me 4 vjet burg

Një 24 vjeçar i dënuar me burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike u ekstradua nga Interpoli nga Brukseli...

Close