|E hënë, Dhjetor 11, 2017

Raunig: Luftojeni korrupsionin! 

osbeTiranë – Një aktivitet kushtuar totalisht antikorrupsionit. Kështu e ka cilësuar kryeministri Edi Rama “Forumin Kombëtar kundër Korrupsionit”, i cili ka nisur paraditen e sotme.

Nëpërmjet Twitteri-t Rama shkruan se paraditja e sotme do i kushtohet pikërisht kësaj çështje. Ai thotë se “rruga kundër korrupsionit kalon nga reformat”.

Në këtë Forum të organizuar nga Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore dhe Koordinatori Kombëtar kundër Korrupsionit, Bledi Çuçi, Ministrat e kabinetit qeveritar do të shpalosin një bilanc të arritjeve dhe punës së bërë për të luftuar fenomenet korruptive.Forumi Kombetar kunder korrupsionit.

Ministrat do të raportojnë përpara qytetarëve shqiptarë dhe dialogojnë me ta, mbi aksionet e ndërmarra në 12 muajt e fundit si dhe reformat afatgjata të cilat po projektohen dhe që kanë si qëllim final shërbime më cilësore për qytetarët, një shtet të modernizuar dhe tërësisht transparent.

Përveç kryeministrit Rama dhe ministrave të qeverisë. Të pranishëm në këtë aktivitet janë edhe Ambasadori Florian Raunig, Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Znj. Zineb Touimi-Benjelloun, Përfaqësuese e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, përfaqësues të trupit diplomatik, organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile etj.
RAUNING
Kreu i prezencës së OSBE-së në vendin tonë, ambasadori, Florian Raunig ka theksuar sot perceptimi i korrupsionit në vendin tonë mbetet i lartë dhe është një nga problemet kryesore që dëmton vendin, biznesin dhe qytetarët.

Sipas tij, me gjithë rastet e denoncuara, gjithsesi shumë pak, Raunig ka theksuar se nuk ka asnjë zyrtar të lartë të dënuar për korrupsionin.

Gjatë fjalës së mbajtur në një takim për luftën kundër korrupsionit, ku ministrat e qeverisë Rama pasqyrojnë me radhë arritjet në këtë luftë, ambasadori ka thënë se korrupsioni nuk luftohet dot nga një institucion i vetëm.

“Nuk ka asnjë vend pa korrupsion, e ai rrënon ekonominë kombëtare, rrezikon stabilitetin dhe shkatërron besimin e publikun, shtrembëron konkurrencën”- tha ai, duke garantuar mbështetjen për qeverinë në këtë luftë.

Rauning vërejti se OSBE i ka dhënë qeverisë një strategji të qartë në luftën kundër korrupsionit.

VELIAJ
Ministri i Mirëqenies sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj duke u ndalur tek lufta kundër korrupsionit veçoi, reformimin e skemës së shpërndarjes së ndihmës ekonomike si dhe atë të pensioneve.

“Larguam abuzuesut nga ndihma ekonomike, jo nevojtaret. E kemi çuar në 21 mijë numrin e personave që përfitojnë këtë ndihmë. Kemi më shuam njerëz
që e marrin të plotë ndihmën ekonomike. Por skema është bërë edhe pak më inovative. Sot e marrin vetëm gratëdhe vajzat këtë ndihmë, që të shpenzojnë më shumë para për veshje dhe librat e fëmijëve dhe jo skedina e raki si i përdornin meshkujt që e merrnin dje”, tha Veliaj.

Një reformë rrënjësore i është bërë edhe skemës së pensioneve shtoi ministri, ndërsa e ndali vëmendjen edhe tek punësimi në të zezë i punonjësve, duke thënë se aksioni i Inspektoriatit të Punës do të vijojë për të evidentuar raste të tilla të punëmarrësve që shkelin të drejtat e punonjësve. ‘Kjo është një shkelje dhe për këtë do të dënohen”, tha ai.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Takimet Vuçiç – Rama një fillim i mbarë për Ballkanin

Nga VILMA FILAJ BALLVORA Vizitat reciproke mes...

Close