|Friday, December 9, 2016
  • NA NDIQ NË

Reagimi i grekëve pas intervistës së Ramës në TV SKAI 

Intervista e kryeministrit Edi Rama për gazetarin e famshëm grek Alexis Papahelas është transmetuar mbrëmjen e sotme në një prej kanaleve më të mëdha televizive të shtetit helen, ‘Skai’.

Shikueshmëria ka qenë e lartë, jo vetëm në Shqipëri ku rreth 5 mijë shikues e ndoqën drejtpërdrejt në faqen zyrtare të Ramës, por edhe në në greqi, raporton Newsbomb.al.

E po të shumta kanë qenë edhe reagimet e fqinjëve jugorë pas deklaratave të Ramës për Çamërinë, çështjen e Detit, Shqipërinë Natyrale e çështje të tjera të nxehta.
Një pjese të madhe të shikuesve grekë u ka bërë përshtypje e folura rrjedhshëm e gjuhës angleze nga kryeministri Shqiptar, duke ironizuar se e flet shumë më mirë se homologu grek Aleksi Tsipras, raporton Newsbomb.al.
“Trishtim dhe zhgënjim kur dëgjon Ramën të flasë më mirë anglisht se kryeministri tonë”, shprehet një qytetar grek.
Por dikush tjetër ironizon duke thënë se “Shokuese të shohësh shqiptarin që di anglisht”.
Një femër greke habit duke folur me superlativa për kryeministrin shqiptar të cilin e krahason me Obamën.
“Jam xheloze që nuk kemi një lider të tipit Obama”.
“E ndjek me interes të madh”, shprehet një tjetër.
Por të shumtë kanë qenë edhe ata qytetarë grekë që janë ndjerë të provokuar.
“Asnjëherë më parë në histori një shtet “mik” nuk ka ngritur kaq shumë pretendime”, thotë Yannis.
“Shikoni Istories të kuptoni se sa të rrezikshëm janë ata që na qeverisin. Rama flet për Çamërinë ndërsa Kotzias fle gjumë”, shprehet një kundërshtar i partisë greke Syriza.
“Ministria e Jashtme greke të heqë Kotzias dhe të vendosë Alexis Papahelas”, shpret dikush për gazetarin grek që intervisoti Ramën.
“Rama me përdorjen e shkëlqyer të diplomacisë ngriti çështje të rëndësishme”, shkruan një faqe sociale greke në internet.
“Më sfidues se kurrë Erdogan. Më sfidues se kurrë Rama”, shkruan dikush në Facebook.

alb365/Newsbomb.al

Add a Comment

%d bloggers like this: