|E mërkurë, Janar 17, 2018

BE reagon për mbylljen e emisionit “Publicus”: Censura ndalon integrimin e Shqipërisë 

Mbyllja e emisionit investigativ emisionit “Publicus” nga ndërhyja e kryebashkiakut Erion Veliaj është bërë çështje edhe në Bashkimin Europian.

Maja Kocijancic, zëdhënësja e përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian ka reaguar në lidhje me censurën e medias në vendin tonë, ndërsa theksoi se liria e shprehjes është thelbësore.

Teksa u pyet për ndalimin e emisionit investigativ “Publicus”, Kocijancic tha se censura e medias ndalon integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Kocijancic tha se BE po ndjek nga afër zhvillimet në Shqipëri.

“Liria e shprehjes dhe e medias janë themelore për Bashkimit Evropian. Liria e medias, kyçe për procesin e zgjerimit. Po ndjekim zhvillimet në rajon dhe në Shqipëri. Censura do analizohet në raportin e përvitshëm”, theksoi Kocijancic.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Përmbytjet/ Rama për qytetarët: Hesapet i bëjmë kur të dalë dielli

Fier - Kryeministri Edi Rama...

Close