|E shtunë, Shtator 23, 2017

RED – Ja si do të realizojë telefonin holografik 

Pak muaj më parë, RED kompania e prodhimit të aparateve fotografikë dhe kamerave me rezolucion të lartë bëri njoftimin surprizë se ishte duke punuar për prodhimin e një telefoni inteligjent dhe surpriza më e madhe ishte se pajisja do të mbërrinte me një ekran holografik.

Ajo që RED nuk sqaroi në atë kohë ishte se çfarë teknologjie do të përdorte për të siguruar imazhe holografike tridimensionale, megjithëse hapi prenotimet për 1195 dollarë për telefonin Hydrogen One.

Sot, përgjigjja për këtë mbërrin nga një “startup” i lindur nga laboratoret e Hawlett Packard dhe quhet Leia Inc dhe me të cilët RED ka nënshkruar një marrëveshje. “Leia” e përshkruan veten si kompani lider në fushën e prodhimit të ekraneve holografike që mundësojnë imazhe tridimensionale dhe është themeluar në vitin 2014.

Ilustrimi me video është i vështirë të bëhet në ekrane normalë, por një përshkrim të shkurtër kompania e ka bërë duke thënë se përdor teknologjinë e fundit të nano-fotoneve për të siguruar një ekran holografik të plotë.

E thënë në vija të trasha, ekranet e Leia Inc. janë në gjendje të projektojnë imazhe 3D të objekteve, që ruajnë “formën” pavarësisht kendit të vështrimit. Si shembull, nëse do të hapesh një aplikacion harte, teorikisht ai do të shfaqej si një minimodel i qytetit apo terrenit ku kërkohet me ndërtesa apo male që ngrihen mbi ekran.

Leia thotë se kjo teknologji mundësohet falë përdorimit të nanostrukturave që riprodhojnë në 3D me anë të dritës së ekranit imazhet e shfaqura në ekranet tradicionale të telefonave inteligjentë.

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
A e keni dëgjuar ndonjëherë këngën dico dico në këtë version ? (video)

Offchestra kanë bërë një interpretim të mrekullueshëm të këngës 'Disco Disco' në një version komplet ndryshe. Grupi muzikor Offchestra kanë...

Close