|Saturday, December 10, 2016
  • NA NDIQ NË

Reformat e Rilindjes 

 Nga FLAMUR ÇEPELE – Kjo zonjè e veshur herè rozè e herè mavi,

me parfumin e saj ka joshur pleq e tè rinjè.
Sharmi i saj rilind’ tè vdekurit nè shèndetsi;
me elekroshokun e reformès nè energji.
Spitalet bien aromè ndryshku dhe vdekje,
barku i shèndetsisè i çarè me qindra qepje.
Rilindjes sè energjisè i kishin vjedhur lekèt,
popullit hajdut hajde t’i heqim edhe brekèt!
Zonja rilindje nè trajtè jorgani tè zi na mbulon,
shtylla e tela varen si bolet e tè madhit tonè.
Jam i gèzuar nga re- forma e bukur nè arsim,
edukues pa shkollè si gargujtè nè klasa rrinè.
Rilindja urbane ka ngjyer penelin e buzèkuqeve,
duke fshirè histori e hedhur familje buzè udhève.
Nga dinosaurèt e betonit tè pastroj detin, pis,
dhe Gjanica t’i ngjaj brigjeve tè Senès nè Paris.
Me re-format e ushtarève tè partisè jemi nè rregull,
ç’do ditè ngrehinès ardhmèri i heqim nga njè tjegull.
Ju do thoni, jepi kohè rilindjes èshtè ende shpejt,
por rilindja sillet e pèrdalè, e ka marr jetèn lehtè
Kjo zonjè bironjè, lyer e pèrlyer nè rozè e mavi;
njè nènè e mirè nè tre vite do lindète katèr fèmijè.
por ajo, si mali i legjendès deri sot ka pjellè njè mi…

,

Add a Comment

%d bloggers like this: