|E martë, Janar 24, 2017

Rekordet e Messit (video) 

Lionel Messi është bërë golashënuesi më i mirë në histori të La Ligës në ndeshjes vendase

Njëri nga futbollistët më të mirë në histori të La Ligas, Leo Messi të shtunën ka thyer edhe një rekord në elitën e futbollit spanjoll.

Ylli i Barcelonës bëhet futbollisti me më së shumti gola në ndeshjen si vendas, raporton Goal.

Argjentinasi ishte një nga realizatorët në fitoren prej 4:0 kundër Deportivos, dhe me këtë gol e tejkalon legjendën e Atletico Madridit, Telmo Zarra si golashënuesi më i mirë në ndeshjet vendase.

Messi tejkalon Zarran, i cili kishte rekordin me 179 gola.

Ylli i Real Madridit Cristiano Ronaldo është i katërti në listë me 150 gola, prapa legjendës së Real Madridit, Alfredo Di Stefano, që ka 151 gola.

Messi tashmë është golashënuesi dhe asistuesi më i mirë në histori të La Ligas, dhe sot shtoi edhe një rekord arritjeve të tij të shumta në futboll.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Tirana Bank pranon zhdukjen 150 mln lekëve nga llogaria e emigrantit https://t.co/3Hyxc4OdFd https://t.co/ZdCjyRMsZw
505 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Vetvaret 16 vjeçari në banesë .

Lezhë - Një 16 vjeçar është gjetur i varur në ambientet e shtëpisë së tij në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin...

Close