|E enjte, Mars 30, 2017

Rigjallërohet bota shqiptare në Ballkan 

Nga SPARTAK NGJELA – Sot po konstatohet një rigjallërim i botës shqiptare në Ballkan.

Kjo po koinçidon me Reformën shqiptaro-amerikane që po strukturohet në Tiranë.

1. Kudo shqiptarët po kuptohet që duan të unifikohen. Në fakt kjo është koha e Veriut Shqiptar, sepse procesi verior modern shqiptar ka filluar që në vitin 1981… dhe e ka fituar të drejtën ndërkombëtarisht në vitin 1999. Ky është esencialisht zhvillimi modern i Ilirise; pas këtij, sigurisht që do të vijë zhvillimi modern kombëtar i gjysmës tjeter jugore shqiptare: Epirit Ilirik – Çamërisë.
Ajo që vihet re sot është një fakt i hidhur: shqiptarët, si popull, janë shumë më patriotë se elitat politike që i drejtojnë, sepse ato rezulton të kenë shitur interesin kombëtar.
Koha në fakt është në kërkim të elitave të reja që nuk i shesin interesat kombëtare. Dhe ato do të vijnë shumë shpejt në skenën e politikës shqiptare.
Reforma shqiptaro-amerikane që po kryhet në Tiranë, ka pikërisht këtë permbajtje: duke luftuar korrupsionin t’iu vërë dërmën të gjithë delenxhinjeve që kanë shitur interesin kombëtar shqiptar për interesat e tyre prej njeriu maskara dhe të verbër. Janë të shumtë, por që të gjithë do të ikin.
2. Reforma shqiptare në Tiranë do të jetë arsyeja që do të ngrejë moralin patriotik në të gjithë botën shqiptare në Ballkan. Kjo është e sigurt. Dhe nuk do të shpëtojë asnjë politikan qa ka shitur interesin shqiptar: kryeministër apo minister; parlamentar apo drejtor i korruptuar që ka sjellë degradimin e koshiences patriotike shqiptare dhe pesimizmin shqiptar.
Menjëherë, posa të ikin nga skena hajdutët e mirëqenies shqiptare dhe shitësit e shëmtuar të interesit kombëtar shqiptar, do të vijë riformimi historik i strukturës së re të botës shqiptare në Ballkan.
Shteti shqiptar do të jetë shumë shpejt mbrojtësi primar i të drejtave të të gjithë diasporës shqiptare.
3. Pas Reformës, shteti shqiptar i pakorruptuar do të jetë mbrojtësi i të drejtave të emigracionit shqiptar kudo ku ai ndodhet.
Shteti shqiptar i pa korruptuar do të jetë garanti i pronës dhe mirëqenies së shqiptarëve.
Shteti shqiptar i pakorruptuar do të jetë anëtar serioz i Bashkimit Europian.
Në Shqipëri do të fillojë puna dhe profesioni, me anë të investimeve të një kapitalizmi ligjor, dhe me anë të ngritjes reale të nivelit të shkollës shqiptare.
Reforma shqiptaro-amerikane që sapo ka nisur, do të jetë pa dyshim promotori i të gjithë tablosë së më sipërme, e cila është thelbi i zhvillimit modern shqiptar.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Fieraku i Sanraemos, Ermal Metaj 7 vjet i fejuar, asnjë media se dinte https://t.co/eLja9sS4QH via @wwwalb365com
3,875 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të pakicave kombëtare.

Fier - Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të pakicave kombëtare do të jetë në fokusin e punës së Bashkisë...

Close