|Saturday, December 10, 2016
  • NA NDIQ NË

Rilindja është bërë kuçedër e shtrigë në Roskovec 

Nga FLAMUR ÇEPELE – ” Kryebashkiake” mua mè duket se èshtè njè togfjalèsh i bukur, por edhe mè i bukur bèhet kur mè tepèr se njè vit ke bèrè diçka tè vlefshme pèr zhvillimin ekonomik e social tè komunitetit bashkiak. Nga ato qè kam parè me sytè e mi dhe dègjuar me veshèt e mi, unè si qytetar ku drejtoni ju, them se nè pèrgjithèsi kini qènè korrekte dhe e prerè pèr sè mbari nè punèn tuaj. Deri tani qyteti ka parè e ndjerè nga dora juaj punè tè lehta sipèrfaqsore, por me efekt dhe akses tek qytetarèt. Ka mè tepèr hapsira dhe gjelbèrim nè qytet, ka infrastrukturè rrugèsh tè bollshme; megjithèse qyteti nuk ka vuajtur nga kèto. Unè mund t’ ju bèja njè panoramè qytetese mè mirè se drejtori juaj urbanistik, por edhe kaq u zgjata shumè.

Thelbi i kètij postimi èshtè ky: Edhe kètu nè qytetin tuaj (dhe timin!) rilindja urbane ka marr pamje tè frikshme. Ajo po ngjason me njè shtrigè nè trajtèn e njè kuçedre, qè shkatèrron e ha ndèrtesa dhe troje. Fjalèn e mallkuar ”shpronèsim” ju e lakoni si pa tè keq, sikur jemi nè vitin 1946! Ja tè bèjmè njè llogari. Vite mè parè ish pronarè shitèn troje nè qytetin tuaj rural. Me çmim privati. Blenè pronèn qytetarèt me çertifikatè pronèsie. Ju tani do e shpronèsoni me çmim shteti, ose do u thoni: Hajdeni mbushuni, kètu jemi ne zotèr! E ç’do tè bèni ju me kèto shkatèrrime e zaptime? Thoni se kini projektuar blloqe tè tjera ndèrtimi. Thoni se do bèni lulishte tè tjera. Thoni se do hapni rrugè tè reja! Siç e dini dhe siç u thashè ky qytet nuk ka vuajtur asnjèherè pèr rrugè, po pèr drejtues dhe bukè! Thoni se do tè ndèrtoni njè pallat kulture tè ri nga trojet e pèrftuar, tè shpronèsuar. Pallati i kulturès èshtè i bukur dhe i mjaftueshèm, sa njè mal, por nuk duket se e kanè fshehur ndèrtimet nè ambjentet e tij. Ju nuk thoni asnjè fjalè pèr kèta dinosaurè betoni e rrethime, pèrkundrazi doni tè hiqni kulturèn nga qèndra, pèr tè patur mè tepèr fushè veprime ata qè kanè ndèrtuar nè teritorin e tij. Kètu ka vènd pèr lulishte e stola, madje edhe pèr tè ndèrtuar njè lokal pèr moshèn e tretè, nè rrethinat e pallatit tè kulturès ndèrtuar mè 1967 nga muratorèt e fermès…
Ju nuk thoni asnjè fjalè, jo tè merrni ndonjè veprim pèr ”rilindje urbane” nè shkollat, terrenet sportive dhe lulishtet e vjetra tè qytetit. S’ka gjè, le tè jenè ato tè okupuara nga lloj lloj sekserèsh e pronarèsh tè rremè. Ju u vjen mè tepèr pèr shtat, tè bèni spektakèl me tè varfèr, tè cilèt kanè derdhur djersè dhe gjak, pèr vite tè tèrè, pèr kèto troje dhe ndèrtime, qè ju i fshini me njè herè tè hapur gojèn. Pèrse rilindja juaj urbane nuk i shtrinè kthetrat e saj tè kuçedrès tek kèto objekte tè rèndèsisè sè veçantè, pèr qytetarèt, tè mbytur nga zaptime tè paligjshme tè dukshme? Pèrse nèn hyqmin tuaj, nuk èshtè bèrè asnjè legalizim i banesave tè qytetarève? Apo ju pèlqen shprehja: ” Bèj si them unè, mos bèj si bèj unè!” Qyteti ka èdhe cepa tè tjerè, tek tè cilèt ju duhet tè vinit dorè. Kèto i dini mirè, por me sa duket, ju kini pjesèn tuaj tè luaneshès… Nuk po zgjatem mè. Mè falni, nèse u shqetèsova, pèr tè mirèn tuaj, qytetarève dhe ”plaçkès” sè vyer, qè quhen qytet.

alb365

#Titulli i redaksisë

Add a Comment

%d bloggers like this: