|E premte, Gusht 18, 2017

Rinia e Lazaratit jeton me “Cash”, “Rolex” e “BMW X6”. 

lazarati-policia1    Gjirokastër – Lazarati, fshati që pa frikë mund të cilësohet si ‘perandoria’ e hashashit, edhe pse shumicën e banorëve i ka të papunë, duket se u jep atyre mundësinë të jetojnë në luks. Një jetë e shfrenuar me makina luksoze – prodhime të viteve të fundit (me xhama të zinj), orë markash të njohura që kushtojnë deri në 150 mijë USD, e për më tepër, dhjetëra mijëra euro që vërtiten në duart e tyre. Të paktën kështu shfaqet në profilin e tij në “Facebook” A.A., një prej të shpallurve në kërkim nga Ministria e Brendshme si i dyshuar për sulmin me armë ndaj policisë.

Në një prej fotove të të riut, bie në sy fakti se ka një shumë të madhe eurosh, që vështirë të sigurohen pa pasur një punë të mirëpaguar, në një kohë që vetë djaloshi deklaron se është i papunë. Për të dhe për të kërkuarit e tjerë, Lazarati është krenaria e tyre. ‘Lazarati krenaria jonë…’, ‘E duam Lazaratin…’, thonë shumica e djemve të rinj të këtij fshati, që si kurrë më parë është kthyer në qendër të vëmendjes, prej ditës kur qindra forca policie janë përfshirë në një aksion për kapjen e personave të shumëkërkuar e për të ‘shkulur’ bimët e hashashit, që kanë nisur ‘lulëzimin’ e parë. E ndërsa lazaratasit mohojnë në kor se nuk kanë mbjellë kanabis dhe se po sulmohen padrejtësisht nga policia, në rrjete sociale janë postuar foto të ditëve të fundit, ku bimët e hashashit janë në lulëzim e sipër. Në profilin “Lazarati ynë”, janë postuar foto ku dallohen qartë bimët e hashashit, ndërsa pas tyre duken vilat luksoze të fshatit.
Profilet
88975     A.A. shfaqet në foto brenda një makine të shtrenjtë. Ndërkaq, në dorë mban një orë Rolex, për të cilën miqtë i thonë se nuk ka të paguar. “Vetëm ora s’paguhet fare, lëre pastaj mjeti”, i shkruan një prej të njohurve. Duket se hobi i këtij të riu janë makinat e shtrenjta. Para një vile janë parkuar disa makina tip “BMW X6” e “Audi Q7”, “BMW M5”, në të cilat shfaqet po ky riosh. Sakaq, M.B. është një tjetër i ri nga ky fshat, që gjithashtu të jep përshtypjen e një të pasuri, i cili nget makinë të shtrenjtë dhe për më tepër merret me sporte të kushtueshme. E.A., gjithashtu i dyshuar për sulmin me armë, e pranon edhe vetë që është i papunë. Por për të Lazarati është krenaria, e përtej faktit se nuk merr një rrogë, duket se gjendja e tij ekonomike është fort e mirë.

Duket i lumtur mes shoqërisë, duke bërë një jetë luksi, e madje shfaqet në vende të ndryshme të botës, vende që për të udhëtuar drejt tyre, vetëm bileta e avionit kushton ‘një djall e gjysmë’. “Po na bini kot më qafë ne në Lazarat. Sikur ç’po ju bëjmë. Policia vetë e bëri katrahurën”, – thotë A.Gj., një prej djemve të Lazaratit. Ai dhe miqtë e tij, ngulmojnë se nuk kanë fare lidhje me sulmin ndaj policisë dhe kultivimin e hashashit. Por kur pyet për jetën që bëjnë, A.Gj. të përgjigjet: “Jetojmë mirë, por ama të papunë”.

alb365.com/balkanweb

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Rama për Europën: Mos lini Ballkanin të identifikohet me gjakderdhje

Kryeministri Edi Rama ripërsërit thirrjen drejtuar Europës për të bërë më shumë për vendet e Ballkanit. Këtë herë thirrja është...

Close