|E hënë, Shkurt 19, 2018

Rinisin rreshjet, banorët e zonave të përmbytura në ankth . 

1958358_10203339407947811_4078373683291028584_nAshtu siç ishte parashikuar nga metereologët, dita e sotme ka nisur me reshje intensive shiu të cilat kanë përkeqësuar situatën në jugun e përmbytur prej 4 ditësh si pasojë e daljes së lumenjve nga shtrati.

Në Novoselë të Vlores, qe eshte edhe komuna me kritike sa i perket permbytjeve, reshjet e shiut kane nisur me intensitet prej oreve te mengjesit. Po ashtu edhe ne Fier dhe Gjirokaster. Forcat e policise dhe te ushtrise jane ne terren duke shperndare ndihma ne ushqime e uje per banoret e prekur nga permbytjet. Autoritetet kane bere apel qe personat qe jane evakuar te mos kthehen me ne banesat e tyre, pasi nuk dihet se si do te vijoje situata ne vazhdim, kur stuhi te fuqishme shiu jane parashikuar te prekin vendin.

Ora 11:30 Basha në Darëzezë të Fierit: Qeveria të shpallë gjendjen e emergjencës
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha udhëtoi drejt fshatit Darëzezë në Fier për tu njohur nga afër me situatën e përmbytjeve. Lideri i opozitës i bëri thirrje qeverisë të shpallë gjendjen e emergjencës. Basha kërkoi nga rrethi i Fierit të të trefishohen prania e autoriteteve, të ketë një plan të qartë të masave. “Prioritet është jeta dhe pasuria e banorëve”, tha Basha.

Ora 11:10 Reshjet e dëborës bllokojnë fshatrat në rrethin e Skraparit
Dëbora e rënë në rrethin e  Skraparit ka bllokuar disa fshatra. Në fshatrat Dobrush, Përparim, Novaj, Gjerbes, Qafa e Dervisë, Potom, trashësia e dëborës arrin në rreth 40 centimetra. Reshjet e borës vazhdojnë edhe në zonën Tomor i Vogël, Tomor i Madh. Ndërkohë, uji i pijshëm është turbulluar si pasojë e reshjeve, duke u kthyer në të pakonsumueshëm.

Ora 11:00 Forcat e ushtrisë në terren, shpërndajnë ushqime
Ekipit e shpëtimit në terren kanë nisur edhe gjatë kësaj dite shpërndarjen e ndihmave, kryesisht në  ushqime dhe ujë. Forcat e ushtrisë ndodhen në fshatin Fitore të komunës së Novoselës ku ka ende familje të cilat janë të rrethuara nga uji.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Vuçiç në Kosovë brenda 20 ditësh

Drejtori i Zyrës për Kosovë...

Close