|E hënë, Shkurt 19, 2018

Rinisin rrshjet, vështirësohet gjendja, ja situata. 

10982298_779177472170189_5682999251806617471_nRinisin rreshjet në jug të vendit. Parashikimet janë që mund të ketë sërish përmbytje, përveç 5 mijë hektarëve tokë deri tani nën ujë.

Për përmbytjet reagoi në profilin e tij në “Facebook” ish-kryeministri Sali Berisha. Ai akuzoi qeverinë Rama për neglizhencë në mosshpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, duke e cilësuar Ramën si ”beun e Surrelit” që mendon se zonat e përmbytura janë lagje të rezidencës së tij.

“Edi Rama dhe qeveria e tij, në kohën kur Gjirokastra, Tepelena, Përmeti, Fieri dhe Vlora ishin në mëshirën e Vjosës dhe tërbimit të saj, zhgërryheshin në orgjitë e ëeekendit të radhës apo siç del tani kishin marrë çiften dhe gjuanin derra dhe lepuj. Për gjendjet e fatkeqësive natyrore shteti ka një ligj që detyron kryeministrin të caktojë fondet dhe të mobilizoje të gjitha burimet si dhe të ngreje me shpejtësi të gjithë infrastrukturën e shpëtim-kërkimit, evakuuimit, sistemimit, sanifikimit, vlerësimit të dëmit dhe çdëmtimit te tij.

Sigurisht që ata që paguhen për përballimin e këtyre situatave e dinë mirë dhe kanë njoftuar edhe Ramën për ekzistencën e këtij ligji. Por gjendja e emergjencës nuk u shpall sepse duhej kaluar pa shqetësim ëeekendi dhe se çdëmtimi i të përmbyturve nuk do bëhet sipas ligjit. Me këtë rast i them Ramës se Gjirokastra, Novosela, Darzeza etj nuk janë lagjia e rezidencës tënde në Surrel ku ti sillesh si beu i Surrelit”, shkruan Berisha.

Ndërkohë rreshjet kanë rinisur, duke patur parashikime të këqija se përmbytjet mund të shtohen. Disa nga akset e vendit mbeten të bllokuara, ndërkohë që motit të keq i janë shtuar edhe rreshjet e borës.

Aksi Cërrik-Banjë-Gramsh është i bllokuar për shkak të daljes së lumit Devoll.

Aksi Elbasan-Gjinar është i bllokuar për shkak të rrëshqitjeve të dheut në Shelcan.

Aksi Librazhd-Qafë Thanë, trashësia e borës shkon në 35 cm. Rekomandohen zinxhirë.

Qafë Priskë-Brizë me reshje borë. Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Bajram Curri- Valbonë ka rreshje dëbore që arrijnë 120 cm lartësi dhe qarkullimi bëhet me një korsi

Fushë Sudë, ARRSH këshillon drejtuesit e automjeteve të përdorin zinxhirë ka 30 cm dëborë.

Traget- Lekbibaj, është shembur dhe përbën vështirësi në qarkullim.

 Deri tani, si rrjedhojë e përmbytjeve të shkaktuara nga moti i keq, 5000 ha tokë janë nën ujë dhe 420 familje janë evakuar. Ndërkohë 232 pjesëtarë të Forcave të Armatosura kanë shkuar në ndihmë të zonave të përmbytura.

Ora 11:00, 4 shkurt

Uji i lumit Vjosë ka shpërthyer drejt Vlorës.

Ostreni ka mbetur pa energji elektrike, si rrjedhojë e  rrëzimit të shtyllave elektrike.

Problem përbën edhe fusha kulluese e Fushës së Maliqit.

Ora 11: 15, 4 shkurt

Liqeni i Fierzës arrin 291 metër, vijojnë rreshjet të cilat nëse vazhdojnë të bien do shkaktojnë hapjen e portave të Fierzës.

Fierza është në kuotën e shkarkimit, duhen dhe 5 metra për të arritur pikën kritike.

Aktualisht punojnë 2 turbina, ndërkohë që pritet të vihen në punë 4.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Kallashi preferon që meshkujt ti kap nga p….i

Valltarja e njohur Donjeta Kosumi...

Close