|E premte, Korrik 28, 2017

Rita Ora kërkon këngë të orkestruar nga Shpëtim Saraçi 

Rita Ora do të këndojë një këngë të orkestruar nga Shpëtim Saraçi, në Vatikan.

Një nga himnet më të bukura të Krishtlindjes do të këndohet në Vatikan nga këngëtarja nga Kosova, Rita Ora. Në datën 3 shtator, në vigjilje të ceremonisë së shenjtërimit të Nënë Terezës, në koncertin që zhvillohet me këtë rast, ajo do të këndojë këngën “What child is this”, e shkruar nga William Chatterton Dix, në 1865.

 Mes shumë versionesh që njeh kjo këngë, këtë herë ai do të interpretohet nën orkestrimin e mjeshtrit Shpëtim Saraçi. Këtë këngë Rita Ora e ka interpretuar në një duet me tenorin e madh italian Andrea Bocelli, në dhjetor të vitit 2015, drejtpërdrejt në ekranin e RAI 1, por këtë herë ajo do të jetë e vetme në skenë dhe ka preferuar një tjetër orkestracion.

Ai i është besuar Shpëtim Saraçit, i cili sapo ka përfunduar arranxhimin. Siç rrëfen Saraçi, ka qenë dirigjenti i njohur Bujar Llapaj, i cili do të drejtojë koncertin homazh në Vatikan, që e ka kontaktuar dhe i ka kërkuar të bëjë një transkriptim të këngës që Ora ka kënduar me Bocelli-n, por që ajo vendosi ta këndojë solo.

“Bëhet fjalë për një trajtim të ri, të cilin ajo do ta këndojë nën shoqërimin e violinistit Shkëlzen Doli dhe orkestrës filarmonike të Kosovës, nën drejtimin e Bujar Llapajt”, tregon Saraçi, entuziast për këtë bashkëpunim të ri, me një nga yjet e momentit të muzikës pop dhe R&B, në botë.

saraci

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rama-drejtorëve të Hipotekave: Jepni dorëheqjen, keni një mal me akuza https://t.co/U9Umn4jVk4 https://t.co/nWjE6aKWSS
11,299 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
DASH: Partitë politike në Shqipëri të hyn në zgjedhje parlamentare

Departamenti amerikan i Shtetit u bëri thirrje të gjitha partive politike në Shqipëri të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme...

Close