|Saturday, December 10, 2016
  • NA NDIQ NË

Rituale të çuditëshme në botë 

MUZEU I MARTESAVE TË DËSHTUARA – KROACI

Muzeu që gjendet në Zagreb të Kroacisë përmban artefakte nga martesat dhe lidhjet e dështuara të dashurisë. Muzeu ka filluar të shëtis nëpër vende të ndryshme të botës, duke i ekspozuara objektet e mbledhura nga çiftet e ndara. Producentja filmike, Olinka Vištica dhe skulptori Draen Grubiši? kishin filluar këtë iniciativë pasi që lidhja e tyre kishte marrë fund dhe nga vitit 2006 deri në vitin 2010 koleksioni i gjërave, që janë dhuruar nga çiftet e ndara, është parë nga më shumë se 200,000 njerëz nëpër vende të ndryshme të botës, transmeton gazeta Kosova Sot.

MARTESA PARA VARRIT

– RUSI Rusët njihen për traditat e tyre të pazakonta, andaj edhe tradita e martesave nuk ka pse të jetë më ndryshe. Shumë rusë të rinj martohen pranë varreve të personave të panjohur, kryesisht njerëz të cilët kanë vdekur gjatë Luftës së Dytë Botërore, si shenjë respekti për të rënët për vendin e tyre.

NUSET KUKULLA – PORTO RIKO

Në dasmat në Porto Riko, përveç nuses kryesore, që lidh kurorë atë ditë, në ceremoninë e martesës merren edhe dhjetëra, e nganjëherë, edhe qindra nuse kukulla. Këto kukulla zakonisht vishen identik sikur nusja që martohet atë ditë dhe kukullat u jepen si dhuratë mysafirëve, të cilët marrin pjesë në ceremoni.

LUGËT E DASHURISË – UELLS

Njëra nga traditat e shumta të Uellsit, sa u përket martesave, është edhe ajo e punimit të një luge dekorative prej druri, që duhet punuar nga dhëndri, i cili, nëpërmjet kësaj i tregon babait të bashkëshortes së tij të ardhshme që është i zoti në zdrukthëtari dhe se mund ta mbajë familjen me këtë punë (pra, luga simbolizon ushqimin e familjes).

MBULIMI I ÇIFTIT ME PARA – GREQI

Kushdo që di diçka për Greqinë e di që në ahengjet greke dy gjëra janë me bollëk: ushqimi dhe vallëzimi. Njëri nga vallëzimet më të famshme në dasmat greke është vallëzimi me para, ku çifti i ri fillon vallen dhe mysafirët ngrihen dhe ua vendosin dhuratat (para të gatshme) në gardërobë, gjatë kohës që ata janë duke kërcyer. Një traditë e ngjashme është e pranishme edhe në vendin tonë.

MBULIMI I ÇIFTIT ME USHQIM TË LËNGËT – SKOCI

Në dasmat skoceze, familjarët dhe mysafirët e dasmës e kidnapojnë nusen dhe dhëndrin dhe i mbulojnë ata me ushqime të lëngëta, që supozohet të ngjitet në rrobat e tyre. çifti më pastaj fillon parakalimin nëpër qytet, në mënyrë që të gjithë banorët t’i shohin.

NUK KA TUALET PËR ÇIFTIN E SAPOMARTUAR – INDONEZI

Në komunitetin Tidong të Indonezisë është traditë që çifti i sapomartuar të mos shkojë në tualet për tri ditë më radhë, pasi që të martohen. Në të kundërtën, pra, ata që nxjerrin jashtëqitjet e tyre brenda tri ditësh pasi që janë martuar, pritet të ballafaqohen me probleme të shumta në martesë, që kryesisht janë të ndërlidhura me tradhtinë dhe ndarjen e çiftit.

VAJTIMI I NUSEVE – KINË

Kjo traditë, që më herët ka qenë shumë më e popullarizuar, vazhdon të ekzistojë në disa pjesë të Kinës. Sipas kësaj tradite, nuset, para se të martohen, fillojnë të qajnë nga një orë në ditë, një muaj para martesës. Dhjetë ditë më vonë vajtimin e fillon edhe nëna e nuses, ndërsa lojës së vajtimi i bashkëngjiten gjyshja dhe femrat e tjera të familjes njëzet ditë pas nuses. Një traditë e ngjashme, ndonëse shumë më e shkurtër, ka qenë edhe pjesë e kulturës shqiptare.

Add a Comment

%d bloggers like this: