|E mërkurë, Tetor 18, 2017

Riulet çmimi i karburanteve. 

karburantTiranë – Ulet sërish çmimi i naftës në Shqipëri, kësaj radhe 3 lekë për litër. Në pikat me pakicë, nafta arrin në 170-172 lekë për litër. Rënia e çmimit ka ndodhur për shkak të rënies së çmimit në bursë të këtij produkti. Që prej fillimit të vitit 2014, çmimi i naftës ka rënë 8%.

Luigj Aliaj, Kryetar i Shoqatës së Hidrokarbureve shpjegoi në studion e “News 24”, detaje të këtij çmimi. Sipas tij, çmimi i blerjes në bursë deri në sjelljen e produktit në port është 77 lek/litër. Taksat janë 86 lek/litër. Sot mund të thuhet se ky është çmimi real i karburanteve.

“Ngrihet pyetja: A ka pengesa që të hyjnë operatorë të tjerë në këtë treg? – Jo, – gjykoi ai, – mendoj se është i liberalizuar, por duhet të kihet parasysh se ky ëhstë nga ata biznese ku rrisku i falimentimit është më i madhi. E keni parë besoj se në këtë treg kanë hyrë shumë emra, që më pas janë zhdukur.”

Lidhur me taksat, Aliaj tha: “Duhet ta dini se ne kemi ngarkesën më të lartë fiskale në të gjithë rajonin tek karburantet, pasi qeveria jonë e ka parë më të arsyeshme që taksa e qarkullimit dhe e karbonit mblidhen më lehtë këtu, kurse shtete e tjera i kanë këto taksa, por i paguajnë në vende të tjera, i paguajnë psh. si taksë makine. Ndaj duhet thënë se çmimi i karburantit në vendin tonë është më i liri dhe reflekton më shpejt se kudo lëvizjen e çmimit,”- theksoi ai.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet: https://t.co/wahnaIexKS
10,432 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
PLANET PERËNDIMORE DHE KLANET BALLKANIKE

Nga ARSIM ZEKOLLI - Në mesin e të gjitha deklaratave ogurzeza apo paralajmëruese për vranësirat politike mbi Ballkanin Perëndimor, e...

Close