|E hënë, Qershor 26, 2017

Roje në lojëra fati, SHKB arreston Sorrën e FNSH-së. 

arrestime-droge    Tiranë – Një efektiv policie i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është vënë në pranga nga policia, mëngjesin e djeshëm. Burime zyrtare nga policia thanë se, i arrestuari është Klevis Sorra, 27 vjeç me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë së Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë. Nga të dhënat policore, bëhet e ditur se ai, është vënë në pranga nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

27-vjeçari sipas SHKB-së gjatë shërbimit në detyrë punonte dhe në një ambjent lokal, me synim përfitimin e paligjshëm të aktiviteteve të lojrave të fatit. Sipas policisë, këtë aktivitet efektivi i policisë e ushtronte prej disa kohësh, ndërsa agjentët e Kontrollit të Brendshëm kishin marrë informacione në rrugë operative në lidhje me këtë gjë.

Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të Ministrisë së Brendshme. Punonjësi i policisë është arrestuar pas një hetimi 3 mujor përmes strukturave të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Këta të fundit kishin lëshuar urdhër-arrestin për ndalimin e tij, pas dorëzimit të dosjes nga SHKB-ja. Burime zyrtare nga uniformat blu kanë bërë të ditur se, ndaj efektivit të FNSH-së janë ngritur akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Organizimit të paligjshëm të lojrave të fatit”. Ndërsa, dosja me materialet hetimore në lidhje me këtë proçedimi penal i ka klauar prokurorisë për hetime të tjera.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Manjani: Biznesi i kanabisit financoi ruajtjen e rezultatit të PS-së të 2013 https://t.co/iBI17c9J77 https://t.co/iAk881Y48y
11,394 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
QEVERIA E BESIMIT LE TË KALOJË NGA MOCIONI I TIJ

Nga ALEKSANDËR ÇIPA - Do te duhej te sqarohej koncepti per ndryshimet mes Qeverise Teknike dhe Qeverise se Besimit... Si...

Close