|E diel, Nëntor 19, 2017

Roland Bejko : Policia po përgatit arrestimin e Dasho Alikos, do ishte politik. 

993082_284010598402371_982116357_n     Policia e Shtetit po përgatit arrestimin e kryetarit të Komunës së Lazaratit Dasho Aliko. Deklarata u bë nga Roland Bejko si ish-banor i Lazaratit, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24.

Sipas Bejkos nga informacionet personale që zotëron policia do bëjë arrestimin e Alikos për të kënaqur opinionin publik. Bejko e cilëson arrestimin të paligjshëm dhe të pabesë.

Ai theksoi se Aliko bëri çfarë mundi, brenda mundësive që kishe për të ndihmuar policinë. Madje banori shkon më tej duke thënë se arrestimi i Dasho Alikos do të ishte politik.

“Policia po përgatit arrestimin e Dasho Alikos . Arrestimi do ishte i paligjshëm dhe i pabesë. Kreu i Komunës bëri çfarë mundi brenda mundësive që kishte. Mendoj se arrestimi I tij do ishte edhe politik.”- u shpreh Bejko.

Më tej ai bëri apel që personat e armatosur të dorëzohen: “ Operacioni i policisë duhet të mbyllet me sukses. Banorët të bashkëpunojnë me policinë. Ata që qëllojnë u them se jeta është më e shtrenjtë se çdo gjë. Gjithçka zgjidhet në një shtet ligjor. Çdo veprim ndaj policisë ju rrezikon.”- përfundoi banori i Lazaratit.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Byroja e Hetimit, qeveria miraton draftin: Do të varet nga policia

Tiranë - Qeveria miraton pr/ligjin për Byronë Kombëtare të Hetimit Byroja e Hetimit fillimisht do të jetë në varësi të...

Close