|E hënë, Shkurt 20, 2017

Romani”Perandorët” i shkrimtares Majlinda Rama, në duart e regjisorit Valton Jakupi 

International Film Europe Swiss ka nisur një projekt filmik me titullin ”Perandorët”, i bazuar në romanin e shkrimtares shqiptare Majlinda Nana Rama, në regji dhe skenar të regjisorit të njohur europian,  Valton Jakupi. Kompania filmike me qendër në Zvicër, ka bërë me dije se ky projekt do ta sjellë Shqipërinë e tranzicionit me të gjitha gritë që e shoqërojnë, duke e prezantuar atë në sytë e mbarë botës, në një dimension ndryshe.

IFES  ka arritur të përzgjedhë një kastë të mirë aktorësh, të njohur e të sukseshëm në vende të ndryshme të Europës, si: Zvicër, Francë, Gjermani dhe Austri, emrat e të cilëve ende nuk bëhen publike.

Sipas regjisorit, i cili është edhe producent kryesor i këtij filmi, ky projekt filmik ka startuar tanimë dhe  për publikun artdashës do të jetë gati shumë shpejt.

“Pasi kemi bërë një casting, ne kemi arritur të përzgjedhim aktorët më të mirë, të cilët u përshtaten kraktereve të personazheve. Shumë shpejt do të kemi një projekt të përfunduar. Kur e mora në dorë romanin ‘Perandorët‘, e kuptova që bëhej fjalë për një arsenal të tërë ngjarjesh që zhvillohen sot në Shqipëri. Një panoramë që përbledh njëherazi botën e vlerave shpirtërore dhe ekstremin tjetër, atë të botës së krimit. Një realitet larg fetishizimeve, që të mban frymën deri në fund. Sigurojmë se do të jetë një projekt filmik dinjitoz. Ne kemi ndërtuar një skuadër Organizimin e vendxhirimeve Compania Filmike IFES ia ka besuar Studios, Naski Art, ndërsa pjesën e xhirimeve dhe montimit do ta kryejë, Dori Production, nga Zvicra“, – është shprehur regjisori Valton Jakupi.

Nga ana tjetër, autorja e romanit, të njohur tanimë, për jehonën që ka patur në vend dhe Europë, Majlinda Nana Rama, ka vlerësuar lart përkushtimin profesional të kompanisë flimike International Film Europe Swiss. Ajo tregon se bashkëpunimi me ta ka nisur nga një bisedë krejt spontane me producentin e suksesshëm edhe si  regjisor në Europë, Valton Jakupi.

“Kur doli në treg romani ‘Perandorët‘, disa nga kritikët letrarë dhe studiuesit, pos që e pritën mirë, duke e vënë theksin te struktura, dialogjet, vizatimi i personazheve apo tensioni emocional që përcillte, më çuan në mendje edhe faktin që ky subjekt do të ishte shumë mirë për një skenar filmi. Kjo më kish mbetur në mendje dhe në një bisedë me regjisorin Jakupi, ku folëm edhe për letërsinë, edhe për kinematografinë në përgjithësi, diskutuam edhe për projektin e fjalë. Pasi ramë dakord, regjisori nisi punën për tërealizuar skenarin e filmit dhe, të them të drejtën, më befasoi që e kish përshtatur aq mirë, duke i qëndruar përpikmërisht subjektit të romanit. Ndihem shumë mirë në këtë bashkëpunim, premiera të cilit do të jepet në Shqipëri, vend për të cilin edhe flet“, – është shprehur autorja e romanit.

Compnain International Film Europe Swiss e udheheq Regjisori Europian Valton Jakupi, dhe eshte e vetmja company qe miret edhe me ndermjetesimin e Aktorve Europian ne Produksione Filmike Amerikane etj.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Ja shqiptari në listën e anëtarëve sekret të Iluminatit https://t.co/cl79jwTHkL https://t.co/3sdJPBddcW
505 people follow ALB365
Twitter Pic CamilaNo Twitter Pic Vera9048 Twitter Pic DigitalT Twitter Pic rexhepnu Twitter Pic AVSupers Twitter Pic xhemali4 Twitter Pic rylz_isr Twitter Pic egerald_ Twitter Pic LekaMeri Twitter Pic gUtY5kUC Twitter Pic KIMI8313 Twitter Pic AriannaC Twitter Pic drita_ho Twitter Pic famedalu Twitter Pic ShahaneS Twitter Pic MJohnson Twitter Pic NewsLajm Twitter Pic Alisiana Twitter Pic kajaturi Twitter Pic clownbom
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Së shpejti biznesmenë kinezë me investime në Fier

Fier - Investime të reja  në fushën e turizmit, bujqësisë do të kryhen në bashkinë Fier nga investitorë të bashkisë...

Close