|E hënë, Shkurt 27, 2017

Roskovec – Edhe kryebashkiake edhe krytare këshillit bashkisë 

Nga FLAMUR ÇEPELE – Pèrgjigje njè Kèshilltari tè Bashkisè sè Roskovecit.

Nè lidhje me mbledhjet e kèshillit dhe vendimet e marra janè dy probleme tè ndryshme. Nèse vendimet merren nga shumica absolute e majtè, atèhere ç’do gjè e drejtè apo e pa drejtè ka marr formèn e prerè.

Nèse qytetarèt ankohen pèr vendime spekulative rrahin ujè kotè nè havan. Kryetarja e bashkisè lan duartè si Pilati: Ka vendosur kèshilli ! Pra, çelèsi èshtè, qè mbledhjet e kèshillit tè njoftohen kur do bèhen, tè organizohen tè hapura, me pjesèmarrje tè qytetarève. Por a ndodh kjo? Jo! Madje edhe kur ndonjè qytetar i dèrgon letèr-ankesè kèshillit, letèrshkruesi jo vetèm nuk thirret pèr tè dhènè shpjegime, por letra nuk lexohet e diskutohet nè rendin e ditès. Harxhohet shumè bojè pèr reklamime punimesh tè pèrcipta bashkiake, por tè afishohet ndonjè lajmèrim pèr mbledhje kèshilli kjo èshtè e ndaluar! Mè ndodhi mua: I adresova kèshillit njè kèrkesè ” tè bukur” pèr problemin kangrenè tè ujit tè pijshèm. Iku njè muaj, ikèn dy. Mè nè fund zura ” pritè” tek dera e sallès sè mbledhjeve. I zura, more i zura! Po ç’farè bèra? Njè vrimè nè ujè! Nuk mè lanè t’a hapja sqepin! Bèj tè flas; nè fund me thoshte kryetarja e bashkisè. Ju do thoni, ç’ne titullarja e bashkisè nè rolin e kryetares sè kèshillit? Ju do thoni, pse zare janè kèshilltarèt nè duartè e kryebashkiakes? Nuk e di ! Por di atè qè mè ngjau mua. Pas njè ore e mora vesh se kush ishte kryetarja e kèshillit!!! Nè fund, nè fund, ngulte kèmbè kryetarja e bashkisè, nè mbledhjen e kèshillit ! Fundi dihet! Gjysma e kèshilltarève nè kèmbè, tè paduruar pèr tè dalè, tè tjerèt flisnin vesh mè vesh me njèri- tjetrin. Fola diçka pèr demokracinè qytetare, pèr komunikimin dhe trasparencèn. E ngrita zèrin: Shèrbimin e ujit tè pijshèm dhe konditat minimale tè jetesès skandaloze! Etj, etj, etj. Askush s’ma vari, askush s’mè dègjoi ! U largova si qen i rrahur…

alb365

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Ja kush janë OJF-të e peticionit për Vettingun (Lista) https://t.co/f8xNm8meQn https://t.co/dtcnEN8vxM
512 people follow ALB365
Twitter Pic rogerham Twitter Pic paparo_l Twitter Pic democras Twitter Pic LILLA_12 Twitter Pic ChiaraMe Twitter Pic nikoleka Twitter Pic YA4zgSWM Twitter Pic marjo037 Twitter Pic colorthe Twitter Pic Ylli75Yl Twitter Pic CamilaNo Twitter Pic Vera9048 Twitter Pic rexhepnu Twitter Pic AVSupers Twitter Pic xhemali4 Twitter Pic rylz_isr Twitter Pic egerald_ Twitter Pic LekaMeri Twitter Pic gUtY5kUC Twitter Pic KIMI8313
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Meshkuj duhanpirës rrezikojnë të vuajnë nga osteoporoza

Osteoporoza është një çrregullim apo sëmundje e kockave. Si pasojë e kësaj sëmundjeje, kockat sa vijnë e bëhen më të...

Close