|E mërkurë, Korrik 26, 2017

E rrallë – “USA Today” merr anë në zgjedhjet presidenciale 

“Donald Trump nuk bën për President”

Në 34 vite histori, gazeta “USA Today” nuk ka marrë asnjëherë anë në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Bordi i Editorialeve ka thyer për herë të parë këtë traditë sot, jo edhe aq sa për të përkrahur Hillary Clinton, sesa nga rreziku i zgjedhjes President një kandidati si Donald Trump, për të cilin Bordi në mënyrë unanime është shprehur se nuk bën për president.

“Që nga dita që deklaroi kandidaturën e tij 15 muaj më parë, deri në debatin e parë presidencial të kësaj jave, Trump ka dëshmuar në mënyrë të përsëritur se i mungon temperament, njohuria, qendrueshmëria dhe ndershmëria për të cilat Amerika ka nevojë që të kenë presidentët e saj”, thuhet në editorialin e gazetës “USA Today”.

Bordi i Editorialeve nuk arriti dot në një mendim unanim për të mbështetur Hillary Clinton si presidente, një pjesë vlerësojnë përvojën e saj si Zonjëe Parë, Senatore e SHBA-së dhe Sekretare e Shtetit si dhe njohuritë në shumë fusha. Por një pjesë tjetër dyshojnë se e shohin sikur e ka marrë të mirëqenë që i takon të fitojë, se nuk është e hapur me publikun dhe ka keqpërdorur materialet sekrete shtetërore.

Në fund, gazeta “USA Today” i fton lexuesit që në asnjë mënyrë të mos votojnë për Donald Trump. Në vend të tij, sipas ndërgjegjes, ata le të vendosin nëse do të votojnë për Hillary Clinton apo për një person të tretë.

“Çfarëdo që të bëni, mos iu dorëzoni këngës së sirenës që vjen nga një demagog i rrezikshëm. Votoni patjetër, por thjesht jo për Donald Trump”, mbyllet editoriali i gazetës së njohur amerikane.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Mënyra si rrini ulur në karrige tregon mbi personalitetin tuaj https://t.co/Dn0ekAcAvo https://t.co/WbGjgkN8kd
11,300 people follow ALB365
Twitter Pic NateMain Twitter Pic AnilaLil Twitter Pic OwenFxtr Twitter Pic Zqyew Twitter Pic MilyarTa Twitter Pic emel_sal Twitter Pic Danchfil Twitter Pic Hanadi80 Twitter Pic Bougainv Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
FIFA komenton stadiumin e ‘Kastriotit’ të Krujës (foto)

“Një vend i pabesueshëm për të luajtur futboll. Stadiumi i Kastriotit në Krujë, Shqipëri”. Kështu ka shkruar FIFA në faqen...

Close