|E enjte, Mars 30, 2017

Rrëfehet aktorja e “Apartamenti 2 XL” – Ja si bëhen paratë 

Modelja dhe aktorja seksi e spektaklit të humorit “Apartamenti 2 XL”, Eliona Pitarka, pak para fillimit të sezonit të ri televiziv, ka shpërthyer me një status në rrjetet sociale, ku ka folur hapur për nivelin e saj të jetesës.

Komenteve të tipit: “Pse hiqesh sikur bën jetë luksoze?!”, ajo u është përgjigjur se nuk shtiret aspak sepse, fatkeqësisht, nuk ka të dashur me X6 që ta shëtisë nëpër Tiranë dhe se s’ka qenë kurrë për pushime në Dubai, dy tregues sipas saj që do ta kategorizonin si pasaniken e metropolit. Për jetën që bën dhe mënyrat si e kërkon dashurinë, karrierën dhe paranë, ajo rrëfehet në këtë intervistë ndryshe për gazetën “Panorama”…

E vërteta është se ke qenë ndër vajzat më të komentuara të kësaj vere nisur nga fotot e pushimeve. Si arrite të rrëmbesh kaq shumë vëmendje nga bregu i detit? 

Unë jam një modele dhe për rrjedhojë fotot janë më të goditura. Po ashtu, kujdesi ndaj vetes dhe, sidomos trupit, kanë bërë të tërhiqet vëmendja besoj.

Si aktore humori e “Apartamenti 2XL” çfarë komentesh merr nga ata që të ndjekin në ekran apo rrjetet sociale?

Kam pasur një mbështetje të madhe dhe për këtë u jam shumë mirënjohëse.

Jashtë ekranit njihesh për batutat apo më shumë për bisedat serioze, gjithmonë në kërkim të një jete më të mirë? 

Besoj se jam diçka e mesme, domethënë “funny”, por dhe e pjekur dhe serioze në momente të caktuara.

Si e ndien ti peshën e të cilësuarit “vajza seksi” e spektaklit? Të ndodh ndonjëherë gjatë provave të shohësh aktorët tek fiksohen pas formave të tua?

Absolutisht jo. Ata janë të gjithë profesionistë, dhe çdo gjë është pjesë e shfaqjes.

Kush janë aktorët brenda stafit me të cilët ke krijuar vërtet miqësi? 

Me të gjithë pa përjashtim kam miqësi. Ashtu siç më kanë pritur mirë dhe mbështetur që në fillim, këtë vazhdojnë ta bëjnë ende me mua.

Si frymëzohesh për rolet brenda show­t? Ke modele të showbizz­it shqiptar që i ke si pika referimi për t’i imituar? 

Jo, s’do thosha që kam ndonjë personazh konkret si imazh frymëzues. Unë frymëzohem nga e përditshmja.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: https://t.co/sWM7U77R7D https://t.co/3oixT16cFl
4,029 people follow ALB365
Twitter Pic StolzNet Twitter Pic Ledina47 Twitter Pic ddsahara Twitter Pic vanigjuz Twitter Pic uuque Twitter Pic MarioRol Twitter Pic joel6220 Twitter Pic AzzaStep Twitter Pic metin_no Twitter Pic kul12113 Twitter Pic javivis1 Twitter Pic 1Ambu Twitter Pic 5pt Twitter Pic RodheimT Twitter Pic RatliffT Twitter Pic laxkatz1 Twitter Pic MertYavu Twitter Pic RolandoJ Twitter Pic BeduBill Twitter Pic rafael_k
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Kisha Orthodhokse kremton ditën e Shën Kozmait të Kolkondasit

Kisha Orthodhokse në dt. 24 Gusht 2016 kremton ditën e Shën Kozmait të Kolkondasit, një nga shenjtorët më të nderuar...

Close