|E premte, Shkurt 23, 2018

Rreshjet e dëborës – Ja akset problematikë 

Tiranë – Ministria e Brendshme informon mbi situatën e reshjeve të dëborës në qarkun e Kukësit, Korçës, Shkodrës e Dibrës të cilat kanë shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor.

Strukturat e Policisë së Shtetit, të Emergjencave Civile dhe pushtetit lokal këshillojnë drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes dhe të vendosin zinxhirët në disa akse problematike.

Ministria thotë se nuk raportohet ndërprerje e furnizimit me ujë të pijshëm dhe energji elektrike apo probleme të emergjencave mjekësore.

Në bazë të të dhënave dhe informacioneve të Emergjencave Civile, situta sipas qarqeve më problematikave:

Në qarkun Kukës, mjetet borëpastruese po punojnë për të mbajtur hapur akset Kalimash – Morinë; Kukës – Ura e Zapodit; Krumë – Qafë Prush – Kam -B.Curri – Valbonë, ku vërehet prezencë e ngricave.

Qarku është përfshirë nga reshje të dendura dëbore ku lartësia në qytete shkon: Kukësi 12 cm, Has 25 cm, Tropojë 30 cm. Në lartësitë mbi 700 m lartësia e dëborës varion nga 30 deri në 50 cm.

Në qarkun Korçë, përdorimi i zinxhirëve është i nevojshëm në një pjesë të aksit rrugor Korçë – Dardhë.

Në qarkun Shkodër, rrugët në Pukë, Shkodër dhe Malësi e Madhe janë të kalueshme, përveç aksit Bardhoc – Iballë, dhe Bogë – Theth, i bllokuar në vendin e quajtur Qafë Thore ku ka rreth 70 cm dëborë, si edhe në aksin Bardhet – Iballë.
Në aksin Qafë Mali – Fierzë dhe Pukë – Fushë Arrëz, kalimi i mjeteve bëhet me zinxhirë.

Në qarkun Dibër, temperaturat e ulëta sot janë pasuar nga një mot me vranësira dhe reshje lokale shiu. Kujdes duhet treguar në akset nacionale Kala e Dodës – Peshkopi, si edhe në aksin rural rrugor Selishtë – Muhurr.

Firmat që mirëmbajnë rrugët kanë nisur hedhjen e skorjes dhe pastrimin e akseve të tjera kombëtare Peshkopi – Kala e Dodës; Peshkopi – Bllatë; Maqellarë – Ura e Topojanit – Fushë Bulqizë.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Kush "qan" e kush "qesh" në javën e 26 .

Skënderbeu vjen vrullshën në krye...

Close