|Thursday, December 8, 2016
  • NA NDIQ NË

Rreshjet – Qarku Fier nuk ka probleme 

Fier – E ndërsa në shumë qytete të tjera të vendit situata paraqitet shumë e rënduar për shkak të reshjeve të shumta të shiut, ku shumë rrugë dhe toka bujqësore janë përmbytur, duket se fatmirësisht nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Qarkun Fier.

Deri në orët e mesditës së sotme, situata paraqitet e qetë, ku moti ka qënë I qëndrueshëm, kanë munguar reshjet e shiut por ka mbiozotruar era e fortë. Për ti paraprirë situatës, sipas prefektit të qarkut Fierit, Xhevit Bushaj, janë marë të gjitha masat e nevojshme për të përballuar situatat e vështira.

Vlen për tu theksuar se në disa zona ka patur shkëputje të energjisë elektrike për shkak të defekteve në rrjet por që situata është vendosur nën kontroll nga ana e Operatorit të sistemit të shpërndarjes. Qarku Fier gjatë viteve të fundit, pothuajse në cdo sezon reshjesh, është përballur me përmbytje të shumta për shkak të daljes nga shtrati të lumenjve që përshkojnë këtë qark.

 

Add a Comment

%d bloggers like this: