|E premte, Tetor 20, 2017

Rrëshkasin dherat , bllokohet rruga. 

rruge e bllokuarElbasan – Rrëshqitja e dherave, rruga Tiranë- Elbasan e bllokuar në Ibë, në pjesën e rrugës së vjetër duke bllokuar totalisht kalimin. Rrëshqitjet e dherave kanë ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh. Sipas banorëve të zonës, të cilët kanë kontaktuar Shqiptarja.com, si pasojë e rrëshqitjes së dherave është shembur edhe një market.

Pak pas bllokimit të rrugës në vendngjarje kanë mbërritur edhe mjetet e firmës për mirëmbajtjen e rrugës duke filluar heqjen e dherave dhe gurëve.

Ndërkohë që ekskavatorët janë duke punuar për zhbllokimin e rrugës janë krijuar radhë të gjata automjetesh në të dyja krahët e rrugës, situata është më e rënduar nga korsia Elbasan-Tiranë, pasi shumë prej makinave që udhëtojnë drejt Elbasanit janë kthyer duke ndryshuar intenerarin duke i rënë nga Durrësi.

Gjithashtu edhe autoritetet bëjnë thirrje që deri në hapjen e rrugës, të zgjidhet brenda mundësive rruga alternative duke kaluar përmes qytetit bregdetar.
alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Dritan Prifti: Ja deputeti i LSI që mori para nga Kastriot Ismailaj për makina e motorë që nuk u blenë kurrë

Tiranë - Ish-ministri i Ekonomisë dhe i Energjisë deri në vitin 2010, Dritan Prifti, pretendon se ka fakte se si...

Close