|E hënë, Qershor 26, 2017

Rrezikohet Flamurtari nga UEFA. 

Flamurtari-Vlore-kampion-i-dimrit-ne-Shqiperi  Vlore – Çështja “Lutaj” mbërrin në institucionin më të lartë të futbollit
E konfirmon Behari: “E ndërlikuar, por do bëjmë gjithçka për ta zgjidhur”
Europa u arrit me shumë vështirësi nga Flamurtari, por shansi për të përfaqësuar Shqipërinë mund t’u iki nga duar kuqezinjve. Ditën e djeshme në klubin vlonjat ka mbërritur një letër nga UEFA në të cilën thuhet se ekipi i Flamurtarit duhet të paguajë borxhin që ka ndaj ish-trajnerit Edmond Lutaj. Lajmin e ka konfirmuar edhe drejtori teknik i skuadrës vlonjate Ardi Behari, i cili ka thënë se është e vërtetë që ka mbërritur një letër e tillë. Në letrën e UEFA-s thuhet se kuqezinjtë e Flamurtarit duhet patjetër të shlyejnë borxhin deri në fundin e këtij muaji në të kundërt do të rrezikojnë seriozisht pjesëmarrjen në Evropë. Një lajm i tillë ka tronditur tifozët vlonjatë, të cilët nëpër rrjetet sociale kërkojnë që skuadra e tyre të marrë pjesë në Evropë dhe diçka e tillë të mos i pengojë të shohin ekipin e tyre.
Behari: Do përpiqemi
Ardi Behari është treguar shumë i hapur dhe i sinqertë duke treguar se gjithçka është e vërtetë dhe drejtuesit e skuadrës së Flamurtarit do të bëjnë gjithçka për ta zgjidhur këtë çështje. “Po është e vërtetë që ka ardhur një letër e tillë. Kemi ultimatum për të paguar zotin Lutaj, por është shumë e vështirë. Është jashtë mundësive të Flamurtarit, por do të shohim nëse do të ketë ndonjë zgjidhje për këtë gjë”, thotë Behari. I pyetur nëse donatorët janë në dijeni të kësaj çështjeje ai përgjigjet: “Nuk u kemi thënë, por ata nuk do të merren me pengjet e së shkuarës. Lutaj nuk ka pasur kontratë me Flamurtarin”, sqaron Behari.
Çështja “Lutaj”
Edmond Lutaj u largua nga Flamurtari pas barazimit 1-1 në Tiranë me skuadrën e Dinamos në dhjetorin e vitit 2011. Nga atëherë dhe deri sot janë zhvilluar një sërë seancash gjyqësore të cilat kanë vijuar për të përcaktuar nëse Lutaj duhet apo jo të dëmshpërblehet. Gjithçka ka kaluar në duart e UEFA-s.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Manjani: Biznesi i kanabisit financoi ruajtjen e rezultatit të PS-së të 2013 https://t.co/iBI17c9J77 https://t.co/iAk881Y48y
11,394 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Gati 24 qeli për VIP-at e politikës.

     Tiranë - Pritet arrestimi i anëtarëve të Bordit të BSH, tregtarë të mëdhenj të pijeve e naftës, ish-drejtues...

Close