|E hënë, Maj 29, 2017

Rrëzimi i avionit, identifikohen viktimat, mes tyre dy kosovarë 

Maqedoni – Identifikohen 6 viktimat nga rrëzimi i një avioni privat mbrëmjen e së martës në Shkup. Bëhet fjalë për dy shtetas kosovarë, njëri prej të cilëve me nënshtetësi italiane dhe katër shtetas italianë.

Në mesin e viktimave është piloti Francesco Montagner, president i Shoqatës sportive amatore të Aeroclub Treviso, zv/presidenti i Aeroclubit, Dario Bastasin, Luca Dalle Mulle, Angelo Callegari, Ilaria Berti dhe Visar Degaj, një kosovar me shtetësi italiane. Viktimat jetonin në provincat e Trevizos, Padova dhe Udine.

Avioni Piper  Pa 34 – 200 T, Seneca, dy motorësh u nis dje nga Trevizo drejt Prishtinës, por u rrëzua në Veles të Maqedonisë para një ndalese teknike.

Mësohet se Grupi kishte planifikuar një udhëtim për biznesin, lidhur edhe me veprimtarinë Aeroclub Treviso. Nga pista e këtij të fundit, ishin nisur  katër fluturime: dy për Prishtinë dhe dy të tjerë për Shkup. Të gjithë arritën në destinacionin e tyre, përveç atij të udhëhequr nga Presidenti i Aeroclubit.

Sipas Komitetit Special maqedonas që merret me hetimin e aksidenteve të avionëve, Piper dhe dy avionë të tjerë të ngjashëm u drejtuan për në Prishtinë për të marrë pjesë në inaugurimin e një klubi fluturues.

Aksidenti u njoftua fillimisht nga Ciavkov Mitko, drejtor i shërbimeve të sigurisë maqedonase.

Avioni Piper i regjistruar në Gjermani, është ngritur nga pista e Aeroclub Treviso në orën 14:00  dhe është zhdukur nga kontrolli i radarëve të aeroportit të Shkupit rreth në orës 17: 40, menjëherë pasi njoftoi drejtuesit e aeroportit se do të ulej për t’u furnizuar me kerozinë.

Disa nga banorët e fshatrave pranë Veles, një qytet në Maqedoninë qendrore në jug të Shkupit, thanë se dëgjuan një shpërthim dhe panë flake dhe re tymi.

Disa prej tyre, kanë pohuar se kanë pare avionin Piper të digjet para se të rrëzohej në tokë.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti por vlen të theksohet se kushtet e motit në Maqedoni ishin  të këqija, me reshje të mëdha shiu, erë dhe mjegull.

Hetuesit gjyqësor thuhet se kanë gjetur mbetje të trupave të cilët pritet të dërgohen në Institutin e mjekësisë ligjore në Shkup.

Prokuroria publike në Maqedoni, në një njoftim për media, ka bërë të ditur nisjen e hetimeve për zbardhjen e tragjedisë ajrore që ndodhi në afërsi të Shkupit.

“Pas informave të marra, Prokuroria publike, në koordinim me institucionet kompetente ka ndërmarrë masa për përcaktimin e vendit të fatkeqësisë, sigurimin e lokalitetit dhe nisjen e hetimeve. Po grumbullohen informata dhe fakte relevante për të përcaktuar shkaqet e fatkeqësisë”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Publike të Maqedonisë.

234

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Noizy sonte hapi lokalin e tij të ri https://t.co/63OkEnq5Tg https://t.co/zn2CVBGHCy
11,294 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Rama: Investim modern në sistemin e vaditje-kullimit

Lushnje - Bujqësia dhe fuqizimi i familjes së vogël fermëre janë tashmë fokusi i qeverisë. Në kuadër të këtij programi,...

Close