|E enjte, Janar 19, 2017
  • NA NDIQ NË

Rrëzohe avioni, brenda edhe një ekip futbolli brazilian (foto e video) 

Një avion me 81 persona në bord, përfshirë një ekip brazilian të futbollit, është rrëzuar gjatë fluturimit për në qytetin Medellin të Kolumbisë.

Detajet nuk janë të qarta, por, sipas disa njoftimeve, ka të mbijetuar.

Komandanti i shërbimit zjarrëfikës të La Union raportoi se të paktën dhjetë persona janë duke u trajtuar në vendin e ngjarjes, por autoritetet e aeroportit Medellin lëshuan një deklaratë duke thënë vetëm “gjashtë persona mund të kenë mbijetuar”.

Fluturimi çarter nga Bolivia transportonte futbollistë të ekipit Chapecoense, thanë zyrtarë të aeroportit.

Ekipi do të luante në finalen e turneut Copa Sudamericana kundër ekipit të Medellinit, Atletico Nacional.

Finalja e turneut të Amerikës Jugore ka qenë e paraparë të mbahet të mërkurën, por tani është pezulluar.

Ekipi nga qyteti Chapeco ka arritur finalen pasi ka mundur javën e kaluar San Lorenzon e Argjentinës.

Sipas disa raporteve, aeroplani me 72 pasagjerë dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit është rrëzuar në zonat malore jashtë qytetit, para mesnatës, me kohën lokale.

Kryetari i qytetit Medellin, Federico Gutierrez, e përshkroi aksidentin si “tagjedi të proporcioneve të mëdha”, por shtoi se mund të ketë të mbijetuar.

Shkaku i rrëzimit nuk dihet ende, por në atë kohë raportohet se ka pasur shira dhe bubullimë.

Autoritetet dhe ekipet e shpëtimit janë aktivizuar menjëherë, por një helikopter i forcës ajrore është dashur të kthehet prapa për shkak të shikueshmërisë së dobët.

alb365 /REL/

12345

 

Add a Comment

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Pse po flasin të gjithë për mamanë e Di Caprios ?! (fotot)

Një debat në internet ka nisur rreth një fotografie të aktorit fitues të Oscar. Fotoja e vitit 1976 shfaq aktorin së bashku me prindërit e tij. Por të gjithë po...

Close