|E shtunë, Tetor 21, 2017

Rrihet barbarisht shqiptari, dyshohet se i kane marre 4 mije euro. 

untitled       Fier – Gjendet i rrahur barbarisht në tokën greke shtetasi shqiptar Erjon Çaushaj. 38-vjeçari është gjetur nga policia greke në fshatin Kallpaq pranë Janinës.

38- vjeçari u transportua nga Kakavija me një ambulancë të Gjirokastrës drejt qytetit e Fierit dhe për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore u dërgua në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Dyshohet se shqiptari nga Fieri është grabitur e më pas është rrahur, ku autorët mendohet se i kanë marrë rreth 4000 Euro.

Të paktën kështu deklaron bashkëshortja e 38-vjeçarit, e cila thotë se burri i saj kishte me vete shumën e lartpërmendur. Ajo kërkon nga autoritetet që çështja të zbardhet sa më shpejt.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Sherri – Polici ndaj të riut: O të q***** robt, ti shan policinë ? Unë të fus plumbin!

Një efektiv i policisë rrugore është përfshirë në një situatë aspak të këndshme me një të ri, i cili është...

Close