|E enjte, Qershor 29, 2017

Rrihet deputeti Taulant Balla nga kryebashkiaku Zotka. 

bbbbbbbb_thumb_medium400_0     Berat – Taulant Balla rrihet me grushta nga Kryetari i Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj. Përplasja ka ndodhur në mbledhjen që Balla zhvilloi ditën e djeshme me deputetët e PS dhe LSI-së për Qarkun Berat dhe të zgjedhurve vendorë. Mësohet se Balla gjatë mbledhjes ka nisur fjalën duke ushtruar presion ndaj të zgjedhurve vendorë të majtë duke përdorur fjalor arrogant ndaj tyre.
Kjo ka acaruar Kryetarin socialist të Bashkisë së Poliçanit, Zotkaj, i cili në një moment ka ndërhyrë duke i kërkuar Ballës të ulë zërin, kur u drejtohet të zgjedhurve vendorë të PS-se në Qarkun e Beratit, pasi po u drejtohet socialistëve dhe jo kundërshtarëve në Parlament.
Kaq ka mjaftuar, që debati të marrë një drejtim tjetër. Balla i ka kërkuar të zgjedhurit Zotkaj, që ky i fundit të ulë zërin e mos t’i drejtohet atij në këtë mënyrë.
Zotkaj, i njohur për publikun si problematik, është acaruar dhe është çuar, duke e goditur me grusht Taulant Ballën. Eshtë dashur ndërhyrja e të zgjedhurve të tjerë vendorë, që sherri mos të degradonte më tej në dhunë fizike. Adriatik Zotkaj është i zgjedhuri vendor i PS-së në Bashkinë e Poliçanit dhe është i njohur për problematikat e tij sa herë që ka zgjedhje në Qarkun e Beratit. Gjithashtu, kohë më parë, ai është akuzuar edhe për një vrasje, akuzë, e cila nuk u hetua kurrë nga Prokuroria shqiptare. Pas incidentit me Zotkën, deputeti Balla e ka mbyllur mbledhjen dhe nuk ka vijuar më tej.
Përpara mbledhjes me të zgjedhurit vendorë, koordinatori për mbarëvajtjen e koalicionit mes PS-së dhe LSI-së, Taulant Balla, ka zhvilluar edhe një takim me drejtuesit rajonal të rrethit të Beratit, takim i cili, po ashtu, është shoqëruar me ankesa të shumta në lidhje me dy deputetët e tjerë të PS-së së Beratit, Eduard Shalsi dhe Eduard Bejko, të cilët sipas drejtuesve rajonalë, janë deputetë që nuk i’u përgjigjen halleve dhe problematikave të strukturave.

alb365.com/index.al

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Bashkia – KUJDES nga temperaturat e larta, rrezik zjarri https://t.co/RFNvr9n7Fs https://t.co/55yzDd1Koc
11,392 people follow ALB365
Twitter Pic johnramp Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Rihapet pas 13 vitesh Qendra Botërore e Tregtisë.

USA - Hapet sot në New York Qendra Botërore e Tregtisë 13 vjet pas sulmeve terroriste kundër Shteteve të Bashkuara...

Close