|E shtunë, Janar 20, 2018

Rrihet, lidhet e filmohet 17 vjeçari për 300 mijë lekë të vjetra që u kishte marrë borxh. 

policia arrestimFier – Një 17 vjeçar banues në Libofshë të Fierit ka rënë pre e dhunës së tre të rinjëve ( shokë mes tyre) pasi ai nuk I kishte kthyer borxhin prej 300 mijë lekësh të vjetra që u kishte marrë disa javë më parë. Tre të rinjtë pasi e takojnë e kanë futur në një godinë të vjetër , e kanë lidhur me ngjitës natribani, e kanë rrahur dhe e kanë filmuar për ta hedhur në internet. Ngjarja është parë nga një banor I zonës I cili ka njoftuar policinë dhe kjo e fundit  ka bërë arrestimin e tyre në flagrancë.

     Ngjarja në fjalë ka ndodhur në orën nëntë e tridhjet minuta e paradites djeshme në një godinë të vjetër që shërbente si fabrikë e përpunimit lëkurës në lagjen “1 Maj” në Fier . Tre të arrestuarit Mirenc Bibo 20 vjeç , Bruno Rrapushi 24 vjeç dhe Andi Turku 25 vjeç kishin lënë takim me shokun e tyre K Mita 17 vjeç nga Libofsha. Takimi ka qënë në unazën në hyrje të Fierit në lagjen “1 Maj”. Sipas burimeve policore mësohet se pasi janë takuar ata kanë marrë rrugën  jashtë unazës në disa godina  të vjetra ku ndodhej edhe një gabinë elektrike e një fabrike të përpunimit lëkurës. Teksa kanë qënë rrugës ( disa metra para se të hynin në ambinete) ata I kanë lidhur duart 17 vjeçarit me ngjitës natriban. Njëri e mbante, njëri e qëllonte dhe I treti e filmonte me celular. Këto veprime, pohojnë më tej burimet policore për www.alb365.com  janë parë nga një banorë I zonës që ka shtëpinë pranë vëndit ku ndodhi ngjarja I cili ka njoftuar policinë. Kjo e  fundit ka shkuar menjëherë në vëndgjarje ku ka bërë arrestimin e tre të rinjëve në kushtet e flagrancës. 17 vjeçari në fillim është dërguar në spitalin Fier ku ka marër ndihmën e parë mjekjsore e më pas është marrë në pyetje prej policisë për ngjarjen.

   Burime policore pohuan se tre të rinjtë  disa javë më parë I kishin dhënë borxh 17 vjeçarit Mita nga Libofsha shumën e 300 mijë lekëve të vjetra . Mita u kishtë thënë se I duhej kjo shumë për të bërë një pagesë dhe do tua kthente për dhjetë ditë. 17 vjecacri  ua ka vonuar borxhin dhe nuk I takonte si dhe në telefon  nuk u përgjigjej rregullishtë si më parë. Në ëkto kushte ata I kishin lënë takim 17 vjeçarit Mita dhe e kanë dhunuar  për mashtrimet dhe mos korrektesën në kthimin e borxhit.

   Nga ana e tij 17 vjeçari Mita kur është marrë në pyetje prej policisë ka pohuar se I kishte marrë 300 mijë lekë të vjetra  tre shokëve por nuk kishte  lekë që ti kthente borxhin pasi edhe prindërit e tij nuk dinin gjë për këto lekë të marra borxh.

  Tre të arrestuarit akuzohen për heqje të lirisë së tjetrit, dhunë të ushtruar e shantazh.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Informaliteti – 1 600 biznese në ‘sitën’ e tatimoreve

Fier - Ndryshe nga drjtoritë...

Close